Kolegji sot për 30 qershorin: Padia e PUK që kërkon çregjistrimin; Përgjigje për dekretin e Metës
Java e fundit e qershorit do të jetë vendimtarja për fatin e asaj që pritet të ndodhë më 30 qershor. Sot Kolegji Zgjedhor do të shqyrtojë kërkesën e Partisë Uniteti Kombëtar, që kërkon anulimin e vendimit të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, që nuk pranoi ta çregjistrojë nga zgjedhjet pas dekretit presidencial.
Ankimimi i partisë se Idajet Beqiri, aleat i Partisë Socialiste u përkthye në publik si lëvizje për të atakuar dekretin e Ilir Metës, ndaj dhe vendimi i Kolegjit pritet me interes, pasi indirekt duket se shprehet për vlefshmërinë apo jo të dekretit të Presidentit për të çdekretuar 30 qershorin si datën e zgjedhjeve lokale.
Opozitarët, të cilët këmbëngulin se Kolegji Zgjedhor nuk ka të drejtë të gjykojë dekretin , të hënën do i kërkojnë KQZ lirimin e ambienteve që përdoren si qendra votimi dhe revokimin e listave të zgjedhësve në baskitë e tyre.
Ne anën tjetër shumica në KQZ vijon me mbledhjet për zgjedhjet e 30 qershorit dhe po zhvendos qendrat e votimit në qytet ku drejtojnë PD dhe LSI, në mjedise që nuk varen nga bashkitë, pasi drejtuesit po vijojnë prej disa ditësh një betejë me KZAZ-të.
Fraksion.com