AktualitetBota+Të fundit

Rusia lirion gazetarin, por presioni vazhdon

Javët e fundit kanë të trazuara për median e pavarur në Rusi. Autoritetet në Moskë akuzuan gazetarin e njohur investigativ Ivan Golunov për prodhim dhe trafikim droge, duke përdorur ato që vëzhguesit thonë se ishin prova të dyshimta. Një protestë me përmasa të papara ndonjëherë nga kolegët e medias dhe publiku, bëri që Ministria e Brendshme të tërheqë akuzat dhe të shkarkojë ata që ishin përgjegjës për çështjen. Materiali në vazhdim u përgatitit gazetarët e Zërit të Amerikës Olga Pavlova adhe Ricardo Marquina nga Moska.

Pas pesë ditë prapa hekurave, Ivan Golunov doli nga qelia i liruar nga akuzat për trafik droge që do ta kishin burgosur atë për 20 vjet. Ai u lirua falë një demonstrimi të pashembullt mbështetjeje nga shoqëria civile, aktivistët dhe kolegët e medias. Dmitry Muratov është botues i Gazetës Novaya.

“Kjo tegon një solidaritet të veçantë mes komunitetit të gazetarëve, një rebelim të profesionistëve të vërtetë të cilët mbijetuan në gazetarinë e pavarur ruse.”

Dy ditë pas arrestimit, gazetat e pavarura ruse publikuan raporte me tituj “Jam Gulinovi”, kopjet e të cilave u shitën brenda pak minutash. Gazetarët thonë se akuzat ndaj kolegut të tyre ishin të fabrikuara. Anton Orekh është gazetar i stacionit të radios “Echo of Moscow”.

“Do të ishte e çuditshme që dikush të përfshihet në gazetarinë investigative dhe trafikun e drogës njëkohësisht. Është tërësisht absurde.”

Lirimi i Ivan Golunovit dhe pushimi nga puna i zyrtarëve të policisë që kryesonin hetimet ndaj tij, nuk penguan mbështetësit e shtypit të lirë që të demostronin në qendër të Moskës. Protesta, pa lejen e policisë, çoi në arrestimin e më shumë se 500 pjesmarrësve.

Në një tjetër protestë, me lejen e autoriteteve, demostruesit shprehën zhgënjimin me atë që ata e quajnë sjellje gjithnjë e më arbitrate të policisë ruse.

“Erdha sepse jam i shqetësuar se çfarë ndodhi me Gulinovin mund të ndodhë me këdo”, thotë një protestues.

Lirimi i Gulinovit ishte një fitore e papritur për mbështetësit e lirisë së shtypit në Rusi, një vend ku media e pavarur vazhdon të zhduket. Rasti i Gulinovit është një kujtesë se hetimi i pushtetarëve në Rusi është një vepër tejet e rrezikshme.

 

Fraksion.com