AktualitetTë fundit

Kryeprokurori: KLP shqyrton kandidaturat

Sot përfundon afati ligjor për verifikimin e plotësimit të kushteve nga kandidatët për Prokuror të Përgjithshëm. Për këtë arsye KLP ka thirrur edhe një mbledhje plenare.

Kandidatët tashmë kanë dorëzuar dokumentet e nevojshme për verifikimin e plotësimit të kushteve ligjore për garën për Prokuror të Përgjithshëm të Republikës së Shqipërisë.

Kreu i KLP, Gent Ibrahimi u shpreh se do pritet derisa të përfundojë vettingu për kandidatin Çela për vlerësimin e plotësimit të kritereve nga ana e kandidatëve.

Në fillim të mbledhjes kreu i KLP Gent Ibrahimi tha se: Në rregulloren qe miratuam në datën 19 mars ne morëm një vendim të rëndësishëm, në disa nene të kësaj rregulloreje ne shprehem vullnetin e KLP që ata kandidatë që janë ende ne proces vettingu nuk do të shqyrtohen derisa të përfundojë ky proces.

Më konkretisht zoti Olsian Çela është shortuar nga KPK dhe kanë filluar procedurat për rivlerësimin e zotit Çela. Në datën 8 maj 2019 ne i dërguam një shkresë KPK ku i kërkuam përshpejtimin e procedurave të rivlerësimit të zotit Çela.

Sidoqoftë sot përfundon afati për shqyrtimin e kandidaturave ende nuk ka përfunduar procesi i rivlerësimit për zotin Çela.

Sot jemi të detyruar të shtyjmë afatin dhe projekt vendimin i cili propozon shtyrjen e afatit për kushtet ligjore derisa të përfundojë procesi i rivlerësimit për Olsian Çelan.

Nga anëtarët e pranishëm u sugjerua se termi shqyrtim për kandidatët nuk ishte i duhuri, prandaj u ra dakord se termi më i saktë do ishte ai i administrimit të të dhënave të kandidatëve.

 

Fraksion.com