AktualitetBota+Të fundit

Policia suedeze po heton një pako të dyshimtë

Policia e Suedisë njoftoi se në zonën përreth stacionit policor në qytetin Linkoping është gjetur një pako e dyshimtë.

Disa ditë më parë një shpërthim ndodhi në njërën nga rrugët e qytetit duke plagosur 20 persona.

Policia tha se njësitet speciale kanë dalur në vendin e ngjarjes, dhe tash për tash nuk ka sinjale për një lidhje ndërmjet dy incidenteve.

Në vitet e fundit kanë ndodhur disa raste të ngjashme kur grupet e e dyshuara të gangsterëve kanë përdorur mjete shpërthyese.

Policia po heton nëse shpërthimi që ndodhi të premten në këtë qytet ka ndonjë lidhje me këto grupe.

 

Fraksion.com

Social Media Auto Publish Powered By : XYZScripts.com