Mogherini: Reforma në Drejtësi, reduktimi i kanabisit dhe goditja ndaj krimit, suksese të qeverisë
Reforma në Drejtësi, si shembull edhe për vende anëtare të Bashkimit Europian, reduktimin drastik i kanabisit dhe goditja ndaj bandave dhe krimit, u vlerësuan si arritje të qeverisë nga shefja për Politikën të Jashtme të BE-së, Federica Mogherini, në konferencën e përbashkët për shtyp me Kryeministrin Edi Rama në Tiranë.
Mogherini deklaroi se ju keni arritur të konsolidoni këtë ecuri dhe keni vazhduar të tregoni rezultat konkrete për vazhdimin tuaj të reformave.
“Nuk do të jap këtu një listë të gjitha atyre kushteve për të cilat ju keni patur arritje, por dëshiroj t’ju përgëzoj për punën që keni bërë për 3 qëllimi kryesore që unë do ti përmend si shembuj të gjithë asaj pune dhe ecurie që ka arritur Shqipëria në rrugëtimin e saj drejt BE-së, – tha Mogherini duke shprehur besimin se, – ju po kaloni një proces të rëndësishëm të Reformës në Drejtësi si transformim në këtë vend, jo thjeshtë për të kënaqur institucionet e BE-së”.
“Së pari, ajo që është arritur me Reformën në Drejtësi mbetet e paprecedentë jo vetëm në këtë rajon. Ju ua thoni këtë kolegëve tanë në BE dhe jam plotësisht dakord me këtë. Ju keni arritur të keni një reformë në sistemin e drejtësisë, e cila do të ishte shembull edhe për disa nga shtetet anëtare të BE-së. Në një proces i cili nuk ka qenë aspak i lehtë, por që ka filluar tashmë të tregojë rezultate. Rivlerësimi i gjyqtarëve dhe prokurorëve, Vetingu ka filluar të sjellë rezultate të prekshme dhe përkushtimi institucioneve të Vetingut është i qartë. Ne e shikojmë se sa krenarë janë qytetarët shqiptarë, dhe kjo për të gjitha arsyet e duhura se sa krenarë janë për këtë reformë”, – deklaroi ajo.
Përfaqësuesja e Lartë të Bashkimit Europian për Politikën e Jashtme dhe Sigurinë, iu referua edhe sondazhit të publikuar nga delegacioni i BE-së në Tiranë, ku qytetarët shqiptarë mbështesin këtë reformë dhe shumica e tyre besojnë se kjo do të sjellë rezultate të prekshme.
“Së dyti, – vijoi ajo, – dëshiroj të përmend këtu uljen drastike të kultivimit të kanabisit. Natyrisht që vëzhgimet ajrore të kryera nga Italia në bashkëpunim me partnerët tanë të BE dhe me angazhimin e plotë të autoriteteve shqiptare për çrrënjosjen e këtij fenomeni po shohim rezultate mbresëlënëse”.
Gjithashtu, Mogherini deklaroi se “ka pasur edhe një sërë operacionesh të ndërmarra gjatë këtij viti që kanë ndihmuar në shpërbërjen e këtij lloj grupi kriminal, krime të këtij lloji, të cilat nuk janë jo vetëm përgjegjësi e juaj, por edhe jona, për të përmendur dhe njohur të gjitha këto hapa që ju keni ndërmarrë, keni ndërtuar dhe arritur”.
“Po ashtu, – veçoi Mogherini, – ju keni vazhduar të arrini rezultate në reforma dhe unë besoj se ne na duhet që të vazhdojmë të jemi plotësisht mbështetës ndaj objektivit të Shqipërisë për të çelur negociatat e anëtarësimit në BE”.
Fraksion.com