AktualitetPolitikëTë fundit

Grabitja në Rinas; Lleshaj: Një nga bandat më të rrezikshme që policia është përballur

Ministri i Punëve të Brendshme Sandër Lleshaj mori fjalën në parlament dhe vlerësoi punën e Policisë së Shtetit në zbardhjen dhe vënien para drejtësisë të një pjesë të mirë të të përfshirëve në grabitjen e 9 prillit në aeroportin e Rinasit.

“Një bandë nga më të rrezikshmet me të cilat Policia është përballur”, e cilësoi ministri grupin që grabiti rreth 6 milionë euro në pistën e avionëve brenda aeroportit.
Lleshaj vlerësoi punën e Policisë së Shtetit, duke cilësuar grupin që fshihet pas grabitjes në Rinas, jo vetëm i rrezikshëm, por edhe me lidhje të ngushta me celulat terroriste.
“Ligji që do miratohet sot do t’i japë një zgjidhje të konsoliduar sistemit. Ligji mundëson rritjen e bashkëpunimit mes  Prokurorisë. Ky ligj krijojn  kushtet bazë për rritjen e  profesionalizimit të oficerëve të policisë gjyqësore, duke filluar nga  momentet e kualifikimet. Edhe sulmi ndaj policisë së shtetit është shenjë e dëshpërimi të madh ndaj sulmeve ndaj policisë së shtetit. Jo vetëm sulme me gurë por edhe sulme verbale. Në një hark të shkurtër kohor, vetëm pak ditë e cila u finalizua me një vjedhje, policia e shtetit arriti të dokumentojë me prova shkencore një vepër shumë të rëndë që ka tronditur opinionin publik.  Grupi kryesohet nga Haxhi Mileti. Ka hequr dorë nga thirrja e njerëzve me emrin e vërtetë. Besoj se e dini kushdo që ka lexuar librin e Ismail Kadaresë e di kush është Haxhi Mileti.

Në Kosovë ky grup ka sulmuar banka, ka sulmuar policinë e shtetit ka lidhje me celulat  terroriste. Mbetet në grupin shqiptar të mbahet kjo situatë e cila është e jashtëzakonshme. Ishte vetëm sot një shenjë interesante  vlerësim, nga E Ngarkura  me Punë e cila e vlerësoi si policinë më të mirë në Kuvend, tha Lleshaj.

 

Fraksion.com