AktualitetTë fundit

Nxirren dy fëmijë nga apartamenti në flakë, evakuohen banorët

Kati i katërt i një pallati është përfshirë nga flakët para pak minutash në Kinostudio.

Bëhet me dije se pallati ndodhet pranë Komisariatit Numër 4, ndërkohë zjarrfikëset kanë bërë të mundur nxjerrjen jashtë të 2 fëmijët të cilët rrezikuan asfiksinë brenda në banesë.

Një 15 vjeçare mësohet të jetë dërguar në spital.

Ende vijon evakuimi i banorve, ndërsa deri më tani raportohen vetëm dëme materiale.

“Është dashur ndërhyrja e tre automjeteve të zjarrfikëse të cilët kanë luftuar me flakët rreth 40 minuta. Burime nga zjarrfikëset kanë zbuluar se fëmijët rrezikonin asfiksinë. Është dashur ndërhyrja e zjarrfikëse të cilët janë njoftuar nga fqinjët.

Aktualisht dyshohet se zjarri ka rënë si shkak i pakujdesisë. I gjithë tymi ka dalë në shkallë dhe rrezikojnë të kenë probleme me frymëmarrjen edhe banorët e tjerë.”raporton BalkanWeb.

Të paktën 3 makina zjarrfikëse ndodhen në vendngjarje, të cilët po ndihmojnë për shuarjen e flakëve. Dyshohet se shkak i rënies së zjarrit të jetë pakujdesia.

 

Fraksion.com