Rrёzimi i avionit; Asnjё shenjё pёr tё mbijetuar
157 vetё gjetёn vdekjen nga rrёzimi i njё avioni Boeing 737 i shoqёrisё etiopiane Ethiopian Airlines. Pak pas nisjes sё avionit tё linjёs nga aeroporti i kryeqytetit Addis Abeba humbi kontakti me pilotёt.
Nё njё deklarim fillestar tё shoqёrisё ajrore, thuhet, se avioni ёshtё rrёzuar nё afёrsi tё qytetit Bishoftu, rreth 50 km nё jug-lindje tё kryeqytetit. Pak minuta pas nisjes avioni Boring humbi kontaktin me tokёn. Nё faqen e internetit tё ndjekjes sё itinerarit tё avionёve Flightradar24 njoftohet, se avioni Boeing 737 ka pasur njё “shpejtёsi jo tё qendrueshme vertikale” pas nisjes. Avioni i ёshtё dёrguar shoqёrisё Ethiopian Airlines nё mes tё nёntorit.
Zyra e kryeministrit etiopian Abiy Ahmed pёrmes Twitter-it u ka shprehur ngushёllimet tё afёrmve tё viktimave.
Nё tetor njё avion tjetёr Boeing 737-800 MAX pas vetёm dy muajsh nё pёrdorim nga shoqёria ajrore indoneziane Lion Air u rrёzua pak pas nisjes. Tё 189 njerёzit nё bordin e tij humbёn jetёn.
Fraksion.com