Mandatet, sot lista e dytë: Reagon Berisha, Rama duhet të ikë
Sot demokratët kanë për të dërguar listën e dytë me emrat e deputetëve që nuk e dhanë dorëheqjen një ditë më parë.
“Protesta në Shqipëri, dorëzimi i mandatave është për një gjë të jashtëzakonshme, por është i diktuar nga rrethana të jashtëzakonshme dhe janë këto rrethana që na detyruan. Vlimi tek qytetarët është i jashtëzakonshëm. Është mirë që të largohet përpara se ta largojnë në një mënyrë që ai nuk e imagjino dot dhe më pas të dërgojë videon ku thotë se Berisha më kërcënon. Unë kam dhënë dorëheqje politike dhe nuk kam interes të marr pushtet”, tha Berisha.
Gjithashtu ish-kryeministri demokrat thotë se është normale që ndërkombëtarët të mos e mbështesin djegien e mandateve.“Në mënyrë të padiskutueshme asnjë përfaqësues i vendeve demokratike, nuk mbështet një veprim të tillë, por me këtë rast duhet të siguroj të gjithë miqtë tanë, kudo që janë se ky është një veprim që ka një qëllim të vetin, mospranimin për të qenë fasadë e së keqes dhe daljes në shesh-betejë. Iu bëj thirrje të vijnë, të shohin, realitetin në Shqipëri dhe iu siguroj se do të gjejnë një realitet krejtësisht të ndryshëm nga ai që mund të kenë, nga ai që mund të kenë në dosjet e tyre në tavolinë. Këshilli i Ministrave në Parlamentin Europian e panë që ato që thuhen në raportet e dorëzuara nga qeveria nuk janë të vërteta dhe andaj u shty hapja e negociatave.
Fraksion.com