AktualitetPolitikëTë fundit

PD djeg mandatet; Rama mbledh grupin parlamentar dhe ministrat

Kreu i PD-së Lulzim Basha njoftoi  ditën e djeshme se do t’i propozojë forumeve më të lartë të partisë,  djegien e mandateve 24 orë pas protestës në bulevard.
Ndërkohë, ditën e sotme, PS zhvilloi mbledhjen e grupit parlamentar ku u diskutua për hapat e mëtejshme të qeverisë.

Lidhur me paralajmërimin e Bashës, mësohet se Rama iu ka kërkuar deputetëve socialistë të organizohen për zgjedhjet vendore, pavarësisht vendimit të opozitës. “Organizim për zgjedhjet vendore pavarësisht se çfarë bën opozita”, mësohet të ketë thënë kreu i PS.

Po të njëjtin qëndrim kanë mbajtur dhe deputetët e PS. Ata kanë deklaruar se parlamenti është legjitim edhe pa opozitën. “Është një vendim që i takon opozitës! Parlamenti është legjitim edhe pa opozitën. Parlamenti është në funksion të plotë dhe legjitim”, kanë thënë për mediat deputetët e PS para nisjes së mbledhjes së grupit.

Ndërsa deputetja socialiste Klotilda Bushka deklaroi se nuk ka vend për zgjedhje të parakohshme.

 

Fraksion.com