AktualitetPolitikëTë fundit

“Mister TH-ja”: PD sqaron reagimin e Palokës

Tensioni që  është shënuar në Kuvend, ku nënkryetari i Parlamentit Edi Paloka hodhi bojë në drejtim të kryeministrit Edi Rama, është sqaruar sipas versionit të tyre nga Partia Demokratike.

Sipas forcës kryesore të opozitës, qëndrimi i Edi Palokës është derivat i talljesë që kryeministri Rama ka bërë në mënyrë të vazhdueshme ndaj deputetit të PS në seancat e mëparshme.

“Edi Paloka e gjuajti me boje Edi Ramën, pasi ky e talli në mënyrë të përsëritur për shkak të mënyrës së të folurit. Gjuajtja me boje është mospranim i bullizmit të ushtruar nga Kryeministri për të cilin është dëshmitar i gjithë opinion publik”, thuhet në reagimin e PD.

Kujtojmë se në dy seanca radhazi parlamentare, shefi i qeverisë ia kishte dedikuar fjalën e tij Nr.2 të PD, Edi Paloka, duke e etiketuar si shpifës.

Duke i vendosur Palokës, nofkën “Mister TH-ja” për shkak të mënyrës sesi deputeti i PD flet, Rama tha: “Mister Th-ja kur erdhi në Gjykatë, thoshte nuk kam prova. Ky është mister Th-ja. Këto bënte në Gjykatë Mister Th-ja. Apo ai tjetri, që thoshte se provat i kemi parë në gazeta dhe kur dënohen për shpifje thonë se na dënoi gjykata e kapur nga frika e Vettingut”.

Në seancën pasardhëse, shefi i qeverisë ju rikthye sërish sulmit ndaj “Mister Th-së”, por këtë herë me një ironi therëse me gjestikulacion, pasi Edi Paloka nuk po e linte të qetë kur Rama nga foltorja po replikonte me Sali Berishën.

Duke ju drejtuar Palokës, Rama tha: Shshshshshshshs….thththththththt…..Akuza jote se unë paskam paguar 20 mln dollarë për të takuar Presidentin e Amerikës, rëndon edhe Presidentin e Amerikës, jo mua. Sepse presidenti i Amerikës dhe çdo zyrtar amerikan e ka të ndaluar.

Ju hani përshesh dhe nuk ka rëndësi se është SH se është TH pak rëndësi  ka. Sot në fakt s’do kisha ardhur fare këtu por meqë ka një çështje shumë më të rëndësishme sesa ç’keni ju për të thënë dhe meqë ra fjala pashë një protestues me Artistin.

 

Fraksion.com