Studentët zhvendosin protestën nga Kryeministria tek Ambasada amerikane
Në mungesë të marrjes së zgjidhjes që ata duan nga kryeministri Rama, studentët e kanë zhvendosur protestën mesditën e sotme (8 janar 2019) drejt Ambasadës amerikane.
Studentët disa herë u janë drejtuar me deklarata përfaqësuesve ndërkombëtarë në vendin tonë lidhur me kërkesat e tyre.
Në ditën e 34 të protestës, ata ishin më të paktë në numër, ndërsa u zhvilluan edhe orë mësimi në disa Fakultete. Por duket se faktori kryesor në reduktimin e numrit të tyre në shesh kanë qenë temperaturat e ulëta.
Ora 11:36 Studentët e Shkencave të Natyrës u bashkohen studentëve të tjerë te Kryeministria. Hedhin tymuese.
Ora 11:06 Te Shkencat Sociale po zhvillohet mbledhje mes studentëve
Ora 10:48 Studentët e Ekonomikut mbërrijnë te Kryeministria.
Ora 10:36 Nuk ka mësim as te Fakulteti i Inxhinierisë Teknologjike dhe Informacionit
Ora 10:35 Auditoret bosh te Inxhinieria Mekanike
Ora 10:33 Te Filologjiku, studentët po gëhen gati për protestë
Ora 10:30 Mblidhen studentët e parë te Kryeministria
09:44 Studentët e Arkitekturës do të kenë një takim me pedagogët për ti kërkuar Dekanit garanci që nuk do të penalizohet asnjë nga studentët që protestojnë.
Ora 09:39 Raportohet se në Fakultetin e Juridikut studentët janë futur në mësim.
Ora 09:38 Studentët tek Ekonomiku zhvillojnë mbledhje për vijimin e protestës. Disa studentë kanë kërkuar të futen në mësim, por nuk janë lejuar.
Ora 09:10 Studentët e Politeknikut kanë zhvilluar një orë mësimi këtë të martë dhe më tej janë shpërndarë pasi nuk ka pasur pjesmarrje të madhe të tyre.
Nuk dihet nëse do të vijojë të bëhet mësim apo studentët do të mblidhen për të protestuar. Edhe në Universitetin Bujqësor të Tiranës raportohet se ka nisur mësimi në disa klasa me pak studentë.
Të hënën vetë studentët thanë se do të protestojnë edhe të martën për plotësimin e kërkesave të tyre.
Ata nuk mjaftohen me vendimin e Këshillit të Ministrave, duke kërkuar që kërkesat e tyre të votohen në Kuvend.
Fraksion.com