AktualitetBota+Të fundit

Çeki, shpërthim në një minierë, 13 të vdekur

Të paktën 13 minatorë e kanë humbur jetën nga shpërthimi në një minierë në Çeki.

Zëdhënësi i kompanisë së minierës OKD, Ivo Celecovski konfirmoi se në minierën në Karvin në verilindje të vendit, ka pasur një shpërthim. Ai tha se janë plagosur 10 minatorë.

Pas shpërthimit, i cili u shkaktua nga metani, u zhdukën tetë minatorë, trupat e të cilëve u gjetën gjatë aksionit të kërkimit./AA

 

Fraksion.com