AktualitetTë fundit

‘Bebet vdesin nga mungesa inkubatorëve’, reagon spitali “Koço Glozheni”

Spitali Obsterik Gjinekologjik “Koço Glozheni” ka reaguar lidhur me shkrimin e publikuar nga BIRN “Bebet vdesin për mungesë inkubatorësh”.

Në një status në Facebook, Spitali ka sqaruar opinionin publik se bëhet fjalë për një ngjarje të ndodhur në Muajin Dhjetor 2017-Janar 2018 dhe sikurse është sqaruar edhe në atë kohë nga vetë mjekët dhe zyrtarisht nga drejtoria e maternitetit “Koço Gliozheni”, nuk kanë ndodhur vdekje për shkak të mungesës së inkubatorëve.

Materniteti “Koço Glozheni” ju bën me dije se në këtë spital, nuk ka patur humbje jete të neonatëve për shkak të mungesës së inkubatorëve apo mirëmbajtjes së tyre. Repartit të Reanimacionit, me investimet e kryera vitet e fundit, i janë shtuar dhe 4 inkubatorë të rinj.

Reagim i Spitalit Obsterik Gjinekologjik 

Lidhur me shkrimin e publikuar nga BIRN “Bebet vdesin për mungesë inkubatorësh” sqarojmë opinionin publik si vijon:

Ngjarja ka ndodhur në Muajin Dhjetor 2017-Janar 2018 dhe sikurse është sqaruar edhe në atë kohë nga vetë mjekët dhe zyrtarisht nga drejtoria e maternitetit “Koço Gliozheni”, nuk kanë ndodhur vdekje për shkak të mungesës së inkubatorëve. Në të gjitha rastet, gjendja e bebeve ka qenë e papajtueshme me jetën.

Materniteti “Koço Glozheni” ju bën me dije se në këtë spital, nuk ka patur humbje jete të neonatëve për shkak të mungesës së inkubatorëve apo mirëmbajtjes së tyre. Repartit të Reanimacionit, me investimet e kryera vitet e fundit, i janë shtuar dhe 4 inkubatorë të rinj.
Por çdo mjek e di se, ashtu si në çdo maternitet, paraqiten raste të anomalive të papajtueshme me jetën. 8 rastet e trajtuara gjatë muajve të fundit kishin anomali të rënda si kardiopati kongenitale, hidrops fetal, transfusion feto-fetal, me peshë 800-850 gramë dhe me moshë barre nën 26 javë, për të cilët ekipi i kualifikuar i mjekëve tanë bënë përpjekjet maksimale për trajtimin e tyre, por janë anomali të rënda, të papajtueshme me jetën, që fatkeqësisht ndodhin në të gjitha strukturat shëndetësore edhe në rajon, Europë.

Ekipi i Maternitetit “Koço Glozheni” mbetet i përkushtuar në ofrimin e shërbimeve me standarte të larta në kujdesin ndaj nënës e fëmijës dhe u lutet mediave që të japin ndihmesën e tyre të vyer, duke mos lejuar përhapjen e lajmeve të rreme apo qëllimisht të deformuara në rrjetet sociale.
Ndryshe nga sa thuhet në shkrimin e BIRN, janë 19 inkubatorë funksionalë në Maternitetin Koço Gliozheni”. Rastet e humbjes së jetës së bebeve të porsalindur, sikurse e kemi theksuar edhe në përgjigjen zyrtare për BIRN, të datës 22/11/2018, por që nuk është pasqyruar nga kjo media, janë për shkaqe që lidhen me: Lindje premature, sëmundje të nënës, preclampsi ose sëmundje të membranave hialine; të PAPAJTUESHME me jetën. Ndaj e ftojmë sërish median, të mos cënojë punën e palodhur të stafit mjekësor me të pavërteta, apo lajme qëllimisht të deformuara, për shërbimin e neonatologjisë në Maternitetin “Koço Gliozheni”.

Në maternitetin “Koço Gliozheni” priten mbi 4 mijë lindje në vit në kushte optimale nga një personel mjekësor i kualifikuar; kryhen mbi 2500 intervente për patalogji obsetrikale dhe gjinekologjike të ndërlikuara me vdekshmëri amtare Zero! Vdekshmëria nenonatale, përfshirë edhe këtë aktuale ka pësuar rënie nga vitit në vit.

 

Fraksion.com