AktualitetKosovaTë fundit

Thaçi: Pa u zgjidhur çështja e kufirit s’ka marrëveshje me Serbinë

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi tha se arritja e një marrëveshjeje përfundimtare me Serbinë, që do të çonte në një njohje reciproke të të dy shteteve si vende sovrane, nuk mund të arrihet pa definimin e kufirit me Serbinë.

Një gjë duhet ta kemi të qartë, pa definim të kufijve nuk do të ketë as marrëveshje përfundimtare, paqësore që garanton njohjen reciproke”.

Në nje intervistë për Zërin e Amerikës, kreu i shtetit të Kosovës u shpreh se shumë shpejt pritet ngritja e një ekipi negociator që do të diskutojë çështjet e hapura mes dy vendeve.

Marrëveshja do jetë gjithëpërfshirëse, ku do të përfshihen shumë gjera të hapura mes Kosovës dhe Serbisë. Shpresoj që në ditët e ardhshme do të kemi themelimin e një ekipi negociator të institucioneve të vendeve të dala nga parlamenti i Kosovës. Janë gjera që do të diskutohen qoftë për të zhdukurit, qoftë për të zhvendosurit, për pronat, qoftë për të drejtat e kishës ordodokse serbe, për zhvillimin ekonomik, për infrastrukturën dhe për procesin e pajtimit, për edukimin, për shëndetësinë”.

 

Fraksion.com