Tensione te Astiri, banorët heqin blloqet e betonit
Në ditën e 25 të protestës tek Unaza e Re, situata duket e tensionuar këtë pasdite.
Banorët po tentojnë të heqin blloqet e betonit dhe mjetet rrethuese të projektit që do të vihet në jetë pas shembjes së shtëpive dhe bizneseve pa leje.
Banorët janë revoltuar, ndërkohë me thirrjet “Nuk na tremb dot Edvino”, ata marshojnë përgjatë gjithë rrugës.
Prej 2 orësh ata kanë bllokuar të dy kahët e rrugës, duke mos lejuar qarkullimin e makinave.
Në protestë marrin pjesë edhe disa deputetë të opozitës.
Fraksion.com