Kocijançiç: Disa punë janë kompetencë e shteteve anëtare
“Reaguam, thamë se jemi të vetëdijshëm për situatën me z.Gruevski, nuk komentojmë procese gjyqësore që janë në rrjedhë, sundimi i së drejtës duhet të respektohet dhe në shtetet anëtare dhe kandidate, procedurat gjyqësore nuk guxojnë të politizohen”, ka thënë Kocijançiç.
Ajo nuk ka dashur të komentojë faktin se Hungaria si shtet anëtar i BE-së i ka siguruar transport Nikolla Gruevskit deri në Hungari, siç zbuluan autoritetet policore shqiptare dhe malazeze.
“Duhet të kuptoni se BE mund të thotë dhe bëjë disa punë, por disa janë në kompetenca të shteteve anëtare, por pritshmëritë e BE-së janë të qarta. Presim të gjitha palët të sillen në pajtueshmëri me rregullat relevante”, ka deklaruar Kocijançiç.
Fraksion.com