AktualitetTë fundit

Meta dekreton me gradën “Gjeneral Brigade”, Albert Mullain

Presidenti i Republikës, Ilir Meta ka firmosur dekretin për dhënie grade madhore “Gjeneral Brigade”, për kolonelin Albert Mullain.

Dekreti i Presidentit në mbështetje të Kushtetutës dhe ligjit “Për pushtetet dhe autoritetet e drejtimit e të komandimit të Forcave të Armatosura”.

Ndërkohë, dekreti për Mullain, me detyrë “Komandant i Akademisë së Nënoficerëve Tomson” hyn në fuqi menjëherë.

“Gjeneral Brigade” Albert Mulla Mullai, ka lindur në Tiranë më 23 shkurt 1964.

Gjatë karrierës ushtarake ka kryer një sërë detyrash të rëndësishme si: Keshilltar i lartë për personelin pranë Ministrisë së Mbrojtjes e Shtabit të Përgjithshëm të FA Afgane në kuadër të Misionit Resolute Support”, Kabul, Afganistan, Shef i Planifikimit Afatgjate të Komandës Mbështetëse, Atashe Ushtarak i Republikes së Shqipërisë në SHBA, Drejtor i Drejtorisë së Menaxhimit të Burimeve Njerëzore në MM, Drejtor i Drejtorisë së Planifikimit Strategjik të Politikave të Personelit, Oficer Shtabi për Operacionet dhe Stervitjen në Përfaqësinë e Përhershme Ushtarake të RSH-së në NATO, Bruksel-Belgjikë, Oficer shtabi për Personelin (PSE Staff- Element) në Shtabin Ushtarak Ndërkombetar IMS, të NATO-s, në Bruskel, përfaqësues në Komitetitn Drejtues të Ministerialit të Mbrojtjes të vendeve të Europës Juglindore-SEDMI; pjesëmarrës në stërvitje multinacionale në Gjermani, Slloveni, Kroaci, FYROM, Bullgari , Rumani, Greqi e Ukraine.

Fraksion.com