AktualitetRajoniTë fundit

Rusia: SHBA dhe BE ndërhyjnë në punët e brendshme të Shkupit

SHBA-të dhe vendet e BE-së po ndërhyjnë në punët e brendshme të Republikës së Maqedonisë thotë Ministria e Jashtme e Rusisë, njofton agjencia TASS.

“Pas dështimit të referendumit më 30 shtator, e organizuar me shpresën për të marrë një kompromis nga qytetarët, Washingtoni dhe vendet e BE-së tani kanë për qëllim të nxitin ndryshimet  me forcë në parlamentin maqedonas” thotë MPJ-ja ruse.