AktualitetPolitikëTë fundit

Rama,“Unaza e Madhe” : Shpronësim 100% për ndërtesat e para viteve ’90

Kryeministri Edi Rama inspektoi punimet në Shkozë, ku premtoi shpronësim në masën 100 për 100 familjeve që preken, në bazë të ligjit në fuqi. Ky shpronësim do të përfshijë ndërtesat e para viteve ’90, të cilat janë shembur apo do të shëmben për efekt të investimit që po kryhet në Unazën e Madhe të Tiranës,  ku sapo ka nisur puna në krahun lindor.

Kështu u shpreh Kryeministri i vendit, Edi Rama gjatë inspektimit të punimeve që po kryhen në kantierin e Unazës së Madhe të Tiranës, ku sapo ka nisur puna në krahun lindor me qëllim përfundimin e kësaj unaze, e cila ka qenë një nga prioritet në infrastrukturën e kryeqytetit, për vetë impaktin që do t’i sjellë zhvillimit ekonomik dhe lehtësimit të lëvizjes.

“Shpronësimet do t’i bëjmë sipas të gjitha rregullave. Ato që janë përpara 1990, u takon 100%, pavarësisht nëse tek letrat kanë ato problematikat e tyre, sepse ka pasur gjithmonë problematikë kjo zonë, por ata do të trajtohen me maksimumin e vëmendjes dhe në respekt të ligjit, padiskutim”, – tha Rama.

Ndërsa për pjesën tjetër, që nuk kanë dokumente apo tokën e tyre dhe që kanë ndërtuar pa leje, do të krijohet një zgjidhje sociale.

“Për ata që janë në hava do të krijojmë një zgjidhje sociale”

Kryeministri përmendi çështjen “Babale” për të krahasuar punimet e qeverisë së mëparshme me ato të tanishme.

“Ajo vrima aty me gjithë ato tubat qenka si partia jote me Babalen aty, ndërkohë që ne vazhdojmë rregullojmë dhe fillojmë nga e para dhe transformojmë gjithë gungat dhe bërdungllat që latë ju. Ju na turpëruat dhe në Bruksel dje por ne nuk kemi rrugë tjetër. Ne do ta shembim ato, do vazhdojmë drejt kështu që të marrin shembull nga bashkëpunimi jonë si shtet me sipërmarrjen”, tha Rama.

Projekti, sipas qeverisë, përfshin sinjalistikë, gjelbërim, ndriçim, dhe ura për makinat dhe kalimtarët.

 

Fraksion.com