Lista: AKEP mbyll 56 faqe interneti bastesh dhe lojërash online
Autoriteti i Komunikimeve Elektronike dhe Postare (akep) ka bllokuar aksesin e 56 faqeve elektronike që ofronin zhvillimin e lojërave online, pas një kërkese të Autoritetit të Mbikëqyrjes së Lojërave të Fatit (shih listën e faqeve të bllokuara në fund).
Burime zyrtare të AKEP thanë për Monitor se “AKEP nuk është institucioni iniciues dhe as vendimmarrës në lidhje me bllokimin e aksesit të faqeve elektronike, por AKEP ka marrë një kërkesë zyrtare nga Autoriteti i Mbikëqyrjes së Lojrave të Fatit, ku është kërkuar bllokimi i faqeve të internetit të shoqërive që ofrojnë zhvillimin e lojërave online, në kundërshtim me Ligjin nr.155/2015 “Për Lojërat e Fatit në Republikën e Shqipërisë”, shkruan Monitor.
Autoriteti i Mbikëqyrjes së Lojërave të Fatit ka dërguar kërkesën pranë AKEP, pasi ka vlerësuar si të paligjshme përmbajtjen e faqeve elektronike.
Pas marrjes së kërkesës AKEP u ka çuar një shkresë operatorëve, që kryejnë aktivitet në fushën e basteve sportive, ku kërkon mbylljen e faqes. “AKEP, me disponimin e kërkesës së organit kompetent të fushës për kufizimin e transmetimit me përmbajtje të paligjshme ose të dëmshme, i drejtohet sipërmarrësit, subjektit që ofron rrjetin dhe/ose shërbimet e komunikimit elektronik publik, për ndërprerjen dhe bllokimin e transmetimit të kësaj përmbajtje”.
Pas kësaj kërkese për kufizimin e transmetimit me përmbajtje të paligjshme ose të dëmshme, sipërmarrësi është i detyruar të veprojë menjëherë për ndërprerjen dhe bllokimin e transmetimit.
Këto faqe interneti ofronin opsionin e kazinove, lojërave online dhe vendosjes së basteve për ndjeshje, një aktivitet që është konsideruar si i paautorizuar dhe i palicencuar nga Autoriteti i Mbikëqyrjes së Lojërave të Fatit.
Aktiviteti i lojërave të fatit, lotove e kazinove është zgjerur ndjeshëm vitet e fundit edhe përmes pikave fizike të ofrimit të këtyre shërbimeve. Sipas të dhënave të përpunuara nga “Monitor”, bazuar në xhirot e deklaruara të 14 kompanive kryesore të kazinove, basteve, loto, bingo, lotari, qarkullimi vjetor zyrtar i industrisë ishte 16.6 miliardë lekë, ose rreth 132 milionë euro, në vitin 2017. Në krahasim me një vit më parë, shpenzimet e shqiptarëve për loto e kazino janë rritur me 9.3%, apo rreth 11 milionë euro më shumë. Biznesi më i madh është te kazinotë. Nga deklarimet zyrtare, kazinotë elektronike rezultojnë kategoria ku shqiptarët tentojnë të provojnë fatin, në zgjedhjen e bardhë apo e zezë, lojërat me fruta, slot machines etj. Në subjektet e licencuara nga Autoriteti si kazino elektronike, rezultojnë të jenë shpenzuar 10 miliardë lekë, ose rreth 78 milionë euro. Kazinoja elektronike më e madhe në vend APEX – AL, e ndjekur nga ADRIATIK GAME, ASTRA ALBANIA Sh.a. Rritja e qarkullimit vjetor për kazinotë ka qenë minimale në 2017-n. Në të kundërt, kompanitë e basteve sportive kanë parë rritje të ndjeshme të të ardhurave në 2017-n, ndonëse një vit i zakonshëm pa Kampionate Botërore apo Europiane, i ndikuar nga shtimi i pikave nëpër qendrat e qyteteve. Për Top Start, Lotto Sport, ITSGA, rritja vjetore ka qenë afër 20%. Në total, shpenzimet për loto ishin 5.8 miliardë lekë, ose rreth 48 milionë euro në vitin 2017.
Lista e faqeve elektronike, që janë bllokuar nga AKEP, pas kërkesës së Autoritetit të Mbikëqyrjes së Lojërave të Fatit është si më poshtë:
- www.superbast.com
- www.pinnacle.com
- www.williamhill.com
- www.sbobet.com
- www.maxbet.com
- www.bet365.com
- www.bwin.com
- www.mollybet.com
- www.asianodds.com
- .www.betcity.com
- www.maxlloto.com
- www.betfair.com
- .www.eurolive.com
- www.betplus355.com
- www.igcbet.com
- www.m8.com
- www.1xbet.com
- www.matchbook.com
- www.dafabet.com
- www.paddypower.com
- www.bet300.com
- www.planetwin365.com
- www.lumibet.com
- www.888sport.com
- www.betstars.com
- www.bet111.al
- www.marathonbet.com
- www.10bet.com
- www.unibet.com
- www.5dimes.eu
- www.32red.com
- www.betsafe.com
- www.betsson.com
- www.betadria.com
- www.sportbet.com
- www.planetofbets.com
- www.18bet.com
- www.sportsbetting.ag
- www.lsbet.com
- www.planetofbets.ng
- www.slbet.com
- www.parimatch.com
- www.buff88.com
- www.betboro.com
- www.europebet.com
- www.novibet.com
- www.nordicbet.com
- www.guts.com
- www.jetbull.com
- www.netbet.com
- www.mybet.com
- www.optibet.com
- www.tipbet.com
- www.betcris.com
- www.winmasters.com
- www.betrally.com