AktualitetTë fundit

Audiopërgjimi: Denar Biba mohon, s’ka qenë shantazh; Të dalë audio e plotë

Një përgjim i publikuar në median e shkruar online, akuzon nënkryetarin e KQZ, Denar Biba, se ka shantazhuar në emër të qeverisë shqiptare gjyqtarin shqiptar në Strasburg, Ledio Bianku.

Në përgjim teksa flitet për mundësinë e shtyrjes së vendimeve për çështjen e pronave mes shtetit dhe qytetarëve shqiptarë në vitin 2014, ndër të tjera dallohen fjalët e nënkryetarit të KQZ-së, i cili thotë:

” A të ndalon më ky tren në stacion? Të ngelesh pa punë dhe ç’të vajti sakrifica! Njeriu bën kompromise në jetë.”

Pas kësaj fjalie pretendohet se Denar Biba po i kërkon në emër të qeverisë, gjyqtarit Bianku të ndikojë tek Gjykata Ndërkombëtare e të Drejtave të Njeriut për të shtyrë vendimet që kishin të bënin me çështjen e pronave për Shqipërinë.

I kontaktuar nga Ora News, Denar Biba tha se treni dhe stacioni i përmendur në bisedë ishte mundësia e tij për të punuar në Komisionin e Prokurimit Publik, ku e kishin propozuar për të dhënë kontributin e tij, një detyrë të cilën vetë Biba nuk e kishte dashur.

Denar Biba tha se gjyqtarin Bianku e ka mik dhe përjashtoi mundësinë e shantazhimit të tij.

” Më ka pyetur si ka shkuar karriera ime. I kam thënë si kryetar i Komisionit të Prokurimit Publik. Më ka thënë pse e pranove këtë detyrë kur kishe për aspiratë Gjykatën Kushtetuese dhe Avokaturën e Shtetit i kam thënë se me porosi të kryeministrit zoti Agaci kohë më parë më ofroi këtë detyrë. Fillimisht nuk e pranova pasi nuk ishte në aspiratat e mia, më pas bisedova me miqtë dhe vlerësova atë frazën që është shkëputur: Treni një herë të vjen në stacion” . Megjithëse do të ishte një lloj sakrifice e imja pasi do të ishte një shmangie nga rrugëtimi im normal i karrierës brenda gjyqësorit për një farë periudhe vlerësova ta bëja.”

Për të vërtetuar tezën që pretendon, nënkryetari i Komisionit Qëndror të Zgjedhjeve kërkon të bëhet publike biseda e plotë si provë për të vërtetuar versionin e tij.

Ai thotë se materiali i publikuar është tendecioz dhe i publikuar fragmentalisht duke e shkëputur nga konteksi. S’ka nevojë të bëni dedektivin me mua. Unë e kam takuar mikun tim Ledi Bianku, ndër të tjera edhe në vizitën zyrtare pranë GJEDNJ, ku isha pjesë e delegacionit të kryesuar nga ish-zv/kryeministri i kohës. Metafora e trenit ishte në pergjigje të pyetjes që Bianku më bëri mua se “përse pranova detyrën e kryetarit të KPP”, duke qenë se ishte në dijeni të aspiratës sime për Gjykatën Kushtetuese. Ja kaq e thjeshtë është. Mjaft të dëgjoni bisedën e plotë, dhe do ta kuptoni që “sakrifica” e përfolur ishte e imja dhe s’kishte asnjë lidhje me z.Bianku. Isha unë që pranova një detyrë që nuk e doja.

Për të vërtetuar tezën që pretendon, nënkryetari i Komisionit Qëndror të Zgjedhjeve kërkon të bëhet publike biseda e plotë si provë për të vërtetuar versionin e tij.

Zv/ kryetari i KQZ-së Denar Biba doli në një deklaratë live për mediat për të hedhur poshtë pretendimet se ai ka shantazhuar gjyqtarin e gjykatës së Strasburgut, Ledio Bianku:

“Në asnjë lloj rethane nuk ka qenë ndërhyrje e paligjshme. Të dalë biseda e plotë dhe e pacensuruar dhe do të kuptohet që ka qenë biseda mes dy miqsh që ndahen dhe bisedat e punës.

Më ka dhënë mendime, i kam kuptuar mendje. Vazhdoj të jem i habitur për këtë lloj dembilizmi dhe kërkon të bëjë opozitë me çdo gjë.

Asnjë lloj shantazhi dhe asnjë lloj ndërhyrje. I shpjegoja ish pedagogut tim përse e kishet nevojë Shqipëria të merrte këtë shtyrje. Nuk e kuptoj se kush përfiton, sepse as opozita nuk përfiton nga kjo. Të dalë audio e plotë e paperë. Nuk ka absolutisht asgjë. Çdo shkëputje dhe montim ”

 

Fraksion.com