AktualitetPolitikëTë fundit

Meta sqaron nga Shkodra kthimin e 2 pr/ligjeve: Shkelnin Kushtetutën, s’mund të rrija indiferent

Presidenti iu përgjigj pyetjeve lidhur me kthimin e dy pr/ligjeve ate të Teatrit Kombëtar dhe tatimit mbi të ardhurat, që ka të bëjë me lojërat e fatit.

“Kuvendi ka detyrimin t’i rishqyrtojë, të reflektojë. Unë besoj se ruajtja e gjithçkaje që ka të bëjë me trashëgiminë kulturore, historike, muzeale, është detyrë e të gjithëve. Për fat të keq në të kaluarën nuk jemi treguar të kujdesshëm ndaj këtyre vlerave, kemi dëmtuar shumë prej tyre,” tha Presidenti.

Gjithashtu Meta e quajti “të papranueshme” deklaratën “më mirë pa gjykata fare sesa me gjykata të korruptuara”. Ai nënvizoi se është i domosdoshëm bashkëpunimi mazhorancë-opozitë për ti dhënë fund paralizimit të institucioneve të reja të drejtësisë. “Presidenti nuk mund të qëndrojë indiferent apo të qëndrojë në heshtje për çeshtje që krijojnë probleme në raport me parimet kushtetuese,” u shpreh Meta.

Meta gjithashtu falënderoi kryetaren e Bashkisë së Shkodrës, Voltana Ademi, që iu bashkua Aleancës për dhurimin e gjakut.

“Duhet të punojmë të gjithë së bashku, në mënyrë të vazhdueshme, për të nxitur kulturën e dhurimit të gjakut,” tha ai.

 

Fraksion.com