Life StyleTë fundit

Olta Gixhari rrëfen për legjendën e ‘lidhjes’ së saj me Nik Xhelilajn

Olta Gixhari është një prej vajzave më simpatike të ekranit shqiptar, të cilën sa herë e shohim nëpër intervista, të jep përshtypjen e një vajze të çiltër dhe pa komplekse.
E ftuar në “Pop Culture”, aktorja ka dhënë një intervistë të sinqertë, ku ka folur rreth jetës së saj profesionale dhe private.

Olta e ka theksuar disa herë se njihet për atë që nuk është për shkak të lajmeve false që postohen për të.

Nisur nga kjo gjë, ajo ka sqaruar edhe keqkuptimin e ndodhur në media, lidhur me raportin e saj me aktorin Nik Xhelilaj.

Olta ka treguar se ajo dhe Niku kanë qenë për disa vite shokë shkolle dhe nuk ka pasur kurrë asgjë më shumë se miqësi mes tyre. Ajo ka pranuar se Niku ka qenë gjithmonë një djalë shumë simpatik, por ata kanë jetë të ndryshme. Olta ka rrëfyer se është beqare dhe se nuk ka askënd në jetën e saj prej disa kohësh./Class

 

Fraksion.com