Life StyleTë fundit

Gjërat e panevojshme në tavolinën tuaj të punës

Ju harxhoni 8 orë në ditë në tavolinën tuaj të punës e cila është pothuajse treçereku i ditës, kështu që është normale që ju ta personalizoni atë për ta bërë tuajën. Megjithatë në fund të fundit është tavolina juaj e punës dhe jo dhoma juaj e gjumit.

Më poshtë janë 7 gjërat që ju NUK duhet t’i keni asnjëherë në tavolinën e punës, pavarësisht se sa shumë ju i doni:

1.Artikuj të fushatave politike
Politika duhet lënë jashtë kur ju jeni në zyrë. Është një nga ato gjërat për të cilat ju nuk duhet të flisni apo nuk duhet ti promovoni në zyrë. Pra sigurohuni që zyra juaj të jetë bosh nga shenjat apo artikujt që tregojnë mbështetje për kandidatët politikë apo për partitë politike.

2.Ikonat fetare
Njësoj si politika, feja është një nga ato gjëra që nuk duhet të sillet në zyrë. Nuk ka rëndësi se sa shumë mund ta doni fenë tuaj, është mirë që ta lini besimin tuaj personal jashtë pune.

3. Reliket joshëse
Reliket joshëse ju bëjnë të ndiheni joprofesional dhe të papjekur kështu qëndroni larg tyre.

4.Fotot e papërshtatshme
Fotot kur jeni natën jashtë duke kërcyer i dehur është mirë ti mbani në privatësinë e shtëpisë tuaj. Foto të tilla në ambjentet e punës jo vetëm që ju bëjnë të dukeni keq por gjithashtu i bëjnë njerëzit e tjerë të ndihen të papërshtatshëm.

5. Mbeturinat
Mos harroni të ktheni në shtëpi çantën e ushqimit çdo ditë. Nëse i lini në punë së bashku me mbeturina të tjera kjo do e bëjë vendin tuaj të punës të ndotur, të paorganizuar dhe johigjenik. Një vend pune i pastër dhe i organizuar bëhet dhe produktiv për të qenë aty. Kur keni letra të hedhura, mbeturina dhe një tavolinë të mbushur nuk do të ndiheni rehat as ju dhe as koleget tuaj.

 

Fraksion.com