Trump në bisedë telefonike uroi presidentin Erdoğan
Presidenti amerikan Donald Trump në një bisedë telefonike uroi presidentin e Turqisë Recep Tayyip Erdoğan për fitoren në zgjedhje.
Sipas qendrës mediale të Presidencës së Turqisë, dy liderët kanë bashkëbiseduar në telefon.
Trump, në bisedë ka uruar Erdoğan-in për fitoren në zgjedhjet e 24 qershorit dhe i ka uruar sukses.
Dy liderët duke tërhequr vëmendjen në partneritetin strategjik mes Turqisë dhe SHBA-ve, kanë konfirmuar angazhimin e tyre në zhvillimin e marrëdhënieve bilaterale në çdo fushë, duke filluar në mbrojtje dhe marrëdhënie ushtarake.
Në bisedë gjithashtu është folur për rëndësinë e vazhdimit të bashkëpunimit në zbatimin e udhërrëfyesit në lidhje me Munbixhin dhe luftën kundër terrorizmit.
Erdoğan dhe Trump theksuan se presin me padurim të takohen në Samitin e NATO-s që do të mbahet më 11-12 korrik në kryeqytetin e Belgjikës, Bruksel./AA
Fraksion.com