Veliaj: Ndeshjet trup më trup nuk i shkojnë demokracisë në vitin 2018
Teksa zhvilloi një takim me artistë dhe me arkitektë për Teatrin Kombëtar, Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj iu rikthye edhe një herë situatës së krijuar javën e kaluar në Komisionin e Medias.
Veliaj u shpreh se situata e krijuar atje, detyroi Gardën të mbronte qytetarët nga deputetët. “Ndeshjet trup më trup nuk i shkojnë demokracisë në vitin 2018”, tha Veliaj.
Veliaj, më tej u shpreh se po kërkojmë më të mirën për një gjeneratë që është përtej artistëve dhe urbanistëve.
“Kemi një lëvizje që po synohet të kemi një teatër të ri dhe të pacenuar në territorin e tij”, tha Veliaj.
Ndërkohë, aktori Artan Imami u shpreh se Prona që posedon Teatri Kombëtar duhet të shfrytëzohet vetëm për godinën e teatrit dhe për asgjë tjetër.
Fraksion.com