AktualitetKosovaTë fundit

Kosovë, borxhlinjtë: ATK publikon listën

Administrata Tatimore e Kosovës (ATK) pas paralajmërimit të cilin e kishte bërë në muajin janar 2018, se do të bëhet publike lista e tatimpaguesve të cilët kanë obligime tatimore të pa shlyera, sot ka publikuar në ueb-faqen e saj zyrtare listën në fjalë.

Sipas ATK-së, qëllimi i publikimit të kësaj liste është inkurajimi i të gjithë tatimpaguesve që t’i kryejnë obligimet e tyre, të cilat janë të përcaktuar me dispozitat e Legjislacionit Tatimor.

“Me kryerjen e detyrimeve tatimore, kontribuoni direkt në financimin e programeve në ofrimin e shërbimeve publike, arsimim me standarde të larta, shëndetësi më të mirë, mbrojtje ligjore dhe siguri, si dhe infrastrukturë të përgjithshme për një mirëqenie më të mirë ekonomike dhe shoqërore”, thuhet në njoftimin e ATK-së.

Shiko këtu listën e plotë e tatimpaguesve borxhlinj.

 

Fraksion.com