AktualitetPolitikëTë fundit

1 orë sherr, Veliaj del jashtë: Do i ftoj edhe këta që s’dinë ku bie teatri

Ka zgjatur rreth 1 orë përplasja mes Albana Vokshit dhe Erion Veliajt në Komisionin e Medias, për çështjen e Teatrit Kombëtar dhe kryebashkiaku ka pranuar të dalë jashtë vetëm pasi situata degradoi në përplasje, ku u përfshin edhe punonjësit e Gardës.

Veliaj e ka lënë sallë shumë i acaruar, ndërsa pak minuta para largimit pati një konfrontim fizik mes tij dhe deputetit Flamur Noka , i cili u përpoq të nxirrte jashtë kryebashkiakun e Tiranës, pasi Garda nuk po vepronte.

Në dalje Veliaj nuk e kurseu ironinë ndaj deputetëve të PD-së, duke thënë: “Tirana do fitojë, mbajeni mend. Do i ftoj të vijnë edhe këta të gjithë që se dinë ku është teatri”.

Pas largimit të tij situata në sallë mbeti e nderë, pasi Veliajn e pasuan deputetët e mazhorancës dhe vetë ministrja e Kulturës, Mirela Kumbaro, e cila ishte e ftuar në një seancë dëgjimore për këtë çështje të nxehtë.

Largimin e Kumbaros nuk e priti mirë opozita dhe kryetarja e Komisionit.

“Dënoj me forcë bojkotin e maxhorancës, largimin e ministres, së thirrur për të dhënë llogari për një krim të tillë. Narkokryetari i Bashkisë nuk mund të dhunoje opozitën dhe dështoi për ta bërë këtë”, tha kryetarja e Komisionit, Albana Vokshi.

 

Fraksion.com