Uashingtoni merr masa pas problemeve të punonjësit diplomatik
Uashingtoni thotë se ka kthyer në Shtetet e Bashkuara një numër diplomatësh që shërbenin në Guangzhou të Kinës dhe familjarët e tyre, pas kryerjes së kontrolleve mjeksorë si përgjigje ndaj shfaqjes së disa simptomave misterioze tek një punonjës i qeverisë amerikane.
Departamenti i Shtetit lëshoi një paralajmërim shëndetësor muajin e kaluar pasi një punonjës njoftoi se po përjetonte disa ndjesi jo-normale, të lidhura me tinguj e presion në tru. Më pas u përcaktua se ai kishte pësuar një traumë të lehtë në tru.
Sekretari i Shtetit Mike Pompeo e vlerësoi situatën si një “incident të rëndë mjekësor”.
Në një deklaratë dje të zëdhënëses së Departamentit amerikan të Shtetit Heather Nauert thuhej se “mjekët profesionistë amerikanë do të vazhdojnë të kryejnë vlerësime të plota për të përcaktuar shkakun e simptomave dhe nëse gjetjet përputhen me ato të vërejtura tek personeli qeveritar amerikan i prekur më parë apo janë krejtësish të palidhura”.
Vitin e kaluar në Kubë, Shtetet e Bashkuara raportuan se një pjesë e personelit dhe anëtarë të familjeve të tyre po shfaqnin një sërë simptomash, shpesh pasi dëgjonin një tingullit të pazakontë, por shkaku mbetet ende i panjohur./VOA
Fraksion.com