Mirel Josa fiton Digitalb Kupën me Prishtinën
Prishtina fitoi Digitalb Kupën duke arritur që ta mbyllë sezonin me një trofe.
Pasi dështoi në sfidën përcaktuese të kampionatit përballë Dritës, skuadra e drejtuar nga Mirel Josa triumfoi pas ekzekutimit të 11-metërshave në finalen e Kupës përballë Vëllazënimit.
Prishtina e mbylli pjesën e parë në avantazhin e një goli, që u shënua nga Bozoviç (24’). Gjakovarët reaguan në 45-minutëshin e dytë dhe arritën të rikthejnë baraspeshën në minutën e 79’, me anë të Gashit.
Edhe 30 minutat shtesë nuk e ndryshuan barazimin 1-1, duke bërë që fati i trofeut të vendosej nga pika e penalltive. Me 11-metërsha, bardheblutë e Josës u treguan më të saktë, duke fituar 5-4./TCH
Fraksion.com