AktualitetKosovaTë fundit

Hoti: S’ka vullnet për zgjedhje, do të përdorim çdo metodë kushtetuese për rrëzimin e Qeverisë

Partitë politike nuk janë të interesuar për mbajtjen e zgjedhjeve të parakohshme. Caktimi i datës së zgjedhjeve me pajtim të të gjitha partive po duke e pamundur në këtë fazë.

Ndonëse Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK), po insiston në rrëzimin e Qeverisë e organizmin e zgjedhjeve në kohë sa më të shkurtë, duke se nuk e ka mbështetjen as të partive opozitare, raporton Ekonomia Online.

Shefi i Grupit Parlamentar të LDK-së, Avdullah Hoti thotë se nëse nuk do të ketë dakordim mes partive politike për caktimin e datës së zgjedhjeve, për këtë do të përdorin mekanizma institucional kushtetues.

“Nuk jemi duke parë vullnet në këtë drejtim, prandaj besoj që në tryezën e ardhshme ne duhet të koordinohemi të konkludojmë nëse ka dakordim mes partive politike për datën e zgjedhjeve dhe këto veprime që i përmenda ose ne do të shfrytëzojmë mekanizma institucional kushtetues për të çuar vendin në zgjedhje”.

Prej momentit të tërheqjes së Listës Serbe nga Qeveria dy muaj më parë, ekzekutivi nuk ka shumicën parlamentare për të qeverisur vendin, thotë Hoti.

Ai ka theksuar se në një demokraci parlamentare në momentin që Qeveria nuk ka shumicën parlamentare duhet vetë të inicojë mocion vetëbesimi.

“Tash ka dy muaj që Qeveria nuk e ka shumicën në parlamentin e Kosovës, në mënyrën se si është i organizuar shteti i Kosovës si demokraci parlamentare nënkupton që gjithmonë Qeveria e vendit e ka shumicën në Kuvend, në atë moment që nuk e ka duhet që vet kryeministri të iniciojë mocion vetëbesimi”

“…ne e kemi pa që nuk e kanë përgjegjësinë e nevojshme institucionale as kryeministri dhe as kryetari i Kuvendit si dy bartësit e institucioneve që kanë dalë nga vota e qytetarit dhe si rezultat ne kemi iniciuar tryezë të partive politike për t’u dakorduar bashkë për datën e zgjedhjeve në mënyrë që mos ta dërgojmë vendin në zgjedhje brenda 30 dite”, ka thënë Hoti.

“Ne i kemi dhënë mundësi dialogut përpara se të marrim veprime kushtetuese demokratike për të quar vendin në zgjedhje të reja sepse në demokracinë parlamentare vendi nuk mund të udhëhiqet nga Qeveria e pakicës”.

 

Fraksion.com