NATO: Mbahet takimi i parë i Këshillit, në sallën 1 të re të konferencave
Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg, hapi të mërkurën më 9 maj sallën 1 të re të Aleancës me takimin e parë të Këshillit të Atlantikut të Veriut në selinë e re të Aleancës.
E ngjashme me një auditor dhe e pajisur me teknologjinë më të fundit audio-vizuale, Salla 1 është vendi ku ambasadorët mbajnë debatet më të rëndësishme të Aleancës dhe marrin vendimet më të rëndësishme.
Takimi i 29 ambasadorëve të vendeve aleate, autoritetit më i lartë vendimmarrës i NATO-s, u mbajt ndëra Stafi i Aleancës dhe përfaqësuesit kombëtarë të 29 vendeve aleate vazhdojnë të zhvendosen në kompleksin e ri.
Rreth gjysma e tyre, nga 4000 personel që punojnë në NATO, tani kanë hyrë në kompleksin e ri.
Zhvendosja do të përfundojë në mes të qershorit dhe përpara takimit të korrikut të Aleancës në Bruksel.