AktualitetBota+Të fundit

Trump kërkon dorëheqjen e senatorit që kundërshtoi kandidatin e tij

residenti Donald Trump ka bërë thirrje për dorëheqjen e Senatorit demokrat Jon Tester, i cili kishte shprehur shqetësim për kandidatin e presidentit për shef të Agjencisë së Çështjeve të Veteranëve, Ronny Jackson. Zoti Jackson tërhoqi të enjten kandidaturën për këtë post.

Dr. Jackson, i cili aktualisht është mjeku i Shtëpisë së Bardhë dhe Admiral i Marinës Ushtarake, tërhoqi kandidaturën për shef i agjencisë federale më të madhe pas Pentagonit, pasi ligjvënësit filluan të analizojnë zërat se ai ka kryer shkelje etike dhe profesionale.

Përmes komenteve të postuara në Twitter, presidenti shkruan se akuzat “po vërtetohet se janë të pavërteta” dhe se Senatori Tester nga shteti Montana, duhet të japë dorëheqjen.

Donald J. Trump

@realDonaldTrump

Allegations made by Senator Jon Tester against Admiral/Doctor Ron Jackson are proving false. The Secret Service is unable to confirm (in fact they deny) any of the phony Democrat charges which have absolutely devastated the wonderful Jackson family. Tester should resign. The…..

Donald J. Trump

@realDonaldTrump

….great people of Montana will not stand for this kind of slander when talking of a great human being. Admiral Jackson is the kind of man that those in Montana would most respect and admire, and now, for no reason whatsoever, his reputation has been shattered. Not fair, Tester!

Zoti Trump fajëson Senatorin Tester për eliminimin e kandidaturës së zotit Jackson pasi senatori kishte thënë të mërkurën se 20 anëtarë aktualë dhe të mëparshëm të forcave të armatosura që e njihnin nga afër zotin Jackson në kushte pune, kishin informuar ligjvënësit se mjeku i Shtëpisë së Bardhë pinte gjatë punës, trajtonte keq vartësit duke krijuar një mjedis të vështirë pune dhe jepte receta për ilaçe pa qenë në dieni të probleme shëndetësore të pacientit.

Zoti Jackson tha se nëse akuzat “do të kishin diçka të vërtetë, unë nuk do të isha zgjedhur, rritur në përgjegjësi dhe nuk do të më kishte besuar njeri detyrën e mjekut të Shtëpisë së Bardhë për tre presidentë për një periudhë 12 vjeçare. Kur pranova emërimin nga presidenti e prisja që do të ndeshesha me pyetje të vështira për kujdesin për veteranët, por nuk prisja se do të më duhej t’u përgjigjesha këtyre sulmeve pa bazë dhe anonime ndaj karakterit dhe integritetit tim”.

Shtëpia e Bardhë u shpërndau gazetarëve dokumente duke thënë se ato vërtetojnë se nuk ka asgjë të vërtetë në akuzat se zoti Jackson ka përplasur një makinë qeveritare pasi kishte qenë në një mbrëmje dhe se kishte dhënë receta për ilaçe në mënyrë jo-etike.

Jackson po humbiste mbështetje në Kongres dhe ligjvënës si demokratë, ashtu edhe republikanë e kishin shtyrë seancën për konfirmimin e kandidaturës së tij për të lejuar kohë për hetimin e akuzave.

Sipas disa grupeve mediatike amerikane, Jackson njihej si “burri me karamele”, një referencë për ilaçet që ai jepte me recetë.