Ibrahimoviç tallet me kombëtaren Suedeze
Zlatan Ibrahimoviç është treguar ironik dhe tallës pasi trajneri i Suedisë dhe federata e këtij vendi vendosën që sulmuesi të mbetet jashtë skuadrës.
I pyetur se a do të shkojë në Kupën e Botës, Ibra është përgjigjur: “Po. Unë do të shkoj. E kam thënë gjithë kohës, do të marr një aeroplan dhe do të fluturoj për atje. Mendoj se Suedia është favorite për ta fituar Kupën e Botës, kjo sepse ata janë shumë të mirë pa Zllatanin në ekip”. Ibrahimoviç mund të jetë në botëror, por si ambasador i firmës “Visa”.