BE dhe Meksika: Tregti të lirë, qasje në tenderat publike
Bashkimi Evropian (BE) dhe Meksika arrijnë konsensus në negociatat për përditësimin e marrëveshjes së tregtisë së lirë.
Sipas Komisionit të BE-së negoaciotat në lidhje me përditësimin e marrëveshjes tregtare me Meksikën është arritur “konsensus parimor”.
Në këtë mënyrë, tregtia e të gjitha mallrave dhe produkteve mes BE-së dhe Meksikës, përfshirë edhe fushën e bujqësisë, do të zhvillohet pa doganë.
Ndërkaq, marrëveshja parasheh thjeshtëzimin e procedurave doganore të zbatuara për fushat si farmacia, makinat dhe pajisjet e transportit.
Po ashtu, në kuadër të marrëveshjes do të lejohet tregtia e shërbimeve në fusha si financat, transporti dhe të telekomunikacioni.
Kompanitë e BE-së dhe të Meksikës do të përfitojnë të drejtën e qasjes në tenderet publike në mënyrë reciproke.
Në marrëveshje do të përfshihen pikat përkatëse në lidhje me kushtet e punës, të drejtat e konsumatorëve, standardet mjedisore dhe lufta kundër korrupsionit.
Negociatorët do të vazhdojnë deri në fund të vitit për përfundimin e tekstit ligjor dhe detajeve teknike.
Pas konfirmimit të tekstit ligjor nga Komisioni i BE-së, ai do të dërgohet për miratim në Parlamentin Evropian dhe në Këshillin e BE-së.
Marrëveshja aktuale tregtare mes BE-së dhe Meksikës ka hyrë në fuqi në vitin 2000.
Palët që nga viti 2016 realizonin negociata për përditësimin e marrëveshjes së tregtisë.