AktualitetNATO/BEPolitikëTë fundit

Pas takimit me Stoltenberg, Erdoğan takon Merkel

Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdoğan, ka zhvilluar një bisedë telefonike me kancelaren gjermane, Angela Merkel.

Sipas informacioneve të marra nga burimet e presidencës turke, mësohet se në bisedën telefonike të kryer pas takimit me sekretarin e NATO-s, Jens Stoltenberg, presidenti Erdoğan dhe Merkel kanë shkëmbyer pikëpamjet rreth çështjeve dypalëshe dhe rajonale.

Erdoğan dhe Merkel, në bisedën telefonike kanë theksuar operacionin e ndërmarrë nga SHBA-të, Britania dhe Franca menjëherë pas sulmit me armë kimike të kryer nga regjimi i Bashar al-Asadit në Duma. Dy liderët gjithashtu kanë theksuar se duhet të ruhet sovraniteti territorial i Sirisë dhe se duhet të hidhen hapa konkrete për të siguruar përparim në procesin politik./ Anadolu Agency (AA).