Thaçi, vizitë surprizë në Tiranë
Ndërkohë që mes Kosovës dhe Turqisë, janë krijuar tensione pas deportimit të gjashtë shtetasve turq kanë sjellë në Tiranë Hashim Thaçin, presidenti i Kosovës Hashim Thaçin është takuar në kryeqytet me Kryeministrin Edi Rama.
Kurse Shqipëria nga ana e saj prej ditës së shtunë është nën valën e lumit të akuzave të ndërsjellta ku pozita dhe opozita vazhdojnë të shkëmbejnë replika lidhur me protestën për tarifën e Rrugës së Kombit, tarifë që kundërshtohet edhe në Kosovë.
Nuk ka detaje të mëtejshme nga takimi, por ajo që dihet është se Kryeministri shqiptar, Edi Rama ruan një raport të ngushtë me Presidentin turk, Rexhep Taip Erdogan.
Ky i fundit ka shënjestruar në deklaratat e tij Kryeministrin e Kosovës, Ramush Haradinaj pas shkarkimit që u bëri ministrit të Brendshëm dhe shefit të inteligjencës kosovare në lidhje me ekstradimin e gjashtë “gylenistëve”.
Por më herët Departamenti Amerikan i Shtetit shpërndau një deklaratë ku mbështeste Qeverinë e Kosovës pas deportimit të shtetasve turq.