Procedohet penalisht mjeku i Korçës, nuk raportoi një plagosje
Një mjek i spitalit të Korçës dhe administratorja e firmës së mermerit janë proceduar penalisht.
Shkak është bërë mosraportimi për një plagosje të ndodhur në ambientet e një firmës.
Procedimi penal ka nisur ndaj K.M, 57 vjeç, banues në Korçë (me detyrë mjek pranë Spitalit Rajonal Korçë) dhe Xh.G, 41 vjeçe, banuese në Korçë (administratore në një firmë mermeri).
Mësohet se ngjarja ka ndodhur më datën 23 mars në ambientet e kësaj firme, ku është aksidentuar duke prerë mermerin, shtetasi Ll.L, 40 vjeç, banues në Korçë.
Mjeku pasi i ka dhënë ndihmën mjekësore shtetasit Ll.L, në Spitalin e Korçës, nuk ka kryer raportimin përkatës të rastit pranë organeve të Policisë.
Ndërsa administratorja e firmës, dyshohet se ka shkelur rregullat e e kodit të punës pë mbrojtjen e punonjësve gjatë punës.
Shtetasi Ll.L, aktualisht ndodhet në Tiranë nën kujdesin e mjekëve.