AktualitetNATO/BEOp-EdTë fundit

24 marsi i Kosovës që zgjidhi konfliktin

Nga Mimoza Golikja

 

 Bill Klinton, Baza detare e Norfolkut në Virxhinia: 

 “Vërtet ne nuk mund të bëjmë çdo gjë në botë, por duhet të bëjmë atë që mundemi. Kurrë s’duhet të harrojmë holokaustin, gjenocidin, masakrat e shekullit të 20-të. Nuk do të dëshironim kurrë që shekulli i ri të na sjellë ëndrra të tmerrshme, por me një pamje tjetër.”

 

Joshka Fisher, Ministër i Jashtëm i Gjermanisë, 1998-2005:

“Operacionet ajrore të NATO-s zgjatën 78 ditë. Gjatë gjithë kësaj kohe ne i vazhduam me forcë përpjekjet për të gjetur një zgjidhje politike të konfliktit. U desh të kapërcehej bllokada e Këshillit te Sigurimit të OKB-se, të gjendeshin rrugët për ta lidhur Rusinë në përpjekjet për paqe. Si rezultat i një nisme gjermane, u arrit të hartohej një plan paqe,  i cili u bë baza e Rezolutës 1244 të Këshillit të Sigurimit të OKB-së. Rrjedhoje e këtij vendimi, të cilin tani e mbështesin dhe Moska e Pekini, ishte ndërprerja e operacionit “ Allied Force”, tërheqja e plotë e ushtrisë jugosllave nga Kosova dhe angazhimi  i një pranie ushtarake e civile ndërkombëtare”.

Lufta e NATO-s në Serbi përbën rastin e parë dhe unikal të arritjes së qëllimeve të luftës, vetëm nëpërmjet operacioneve ajrore dhe pa përdorimin e forcave tokësore.

Operacionet  ajrore të NATO-s në Kosovë, janë pjesë nga operacioni më i madh i forcave të NATO-s që nga krijimi i kësaj strukture Euro-atlantike. Vërtet NATO nuk mund t’i përgjigjet çdo tragjedie në të njëjtën kohë dhe në çdo cep të globit, vërtet Kosova nuk ishte një vend anëtar i NATO-s,  por ajo vlerësohej nga NATO si një vend i vogël, në vijën që ndan Evropën me Azinë dhe Lindjen e Mesme, në vijën ndarëse mes Islamizmit dhe Kristianizmit, vend  pranë aleatëve të Jugut  të NATO-s,  Greqisë dhe Turqisë, vend pranë aleatëve të rinj të NATO-s, Republikës Çeke, Polonisë dhe Hungarisë, vend që kufizohet nga demokraci të brishta,  si Shqipëria e Maqedonia ku forcat serbe kanë bërë provokacione të vazhdueshme. Barbarizmat serbe po ndodhnin në dyert e NATO-s dhe po të mos vepronte NATO,  konflikti,  rreziqet dhe kostot do të ishin më të mëdha. Në shkurt të vitit 1999, pas mbi njëzet ditë bisedimesh në Rambuje të Francës, me gjithë trysninë ndërkombëtare që përfshinte edhe kërcënimet për sulme ajrore kundër Serbisë, delegacionet e Beogradit dhe Prishtinës nuk arritën dot një marrëveshje.

Në mes të marsit të vitit 1999, delegacioni i Prishtinës u rikthye në Paris, për të nënshkruar marrëveshjen e ofruar nga perëndimi që synonte t’i jepte fund luftës në Kosovë, ndërsa Beogradi e refuzoi atë.

Pak ditë më vonë  më 24 mars të vitit 1999, NATO-ja filloi bombardimet nga ajri kundër forcave serbe duke shënuar fillimin e fundit të luftës gati dy-vjeçare në Kosovë.  Fushata e bombardimeve nga ajri zgjati 78 ditë dhe më 10 qershor 1999, NATO-ja nënshkroi marrëveshjen me ushtrinë jugosllave për tërheqjen e tyre të plotë nga Kosova duke i dhënë fund luftës por edhe sundimit të Beogradit.

Nëntë vjet më vonë, Kosova shpalli pavarësinë e saj, e cila që nga  4 shkurti i vitit 2011 është njohur nga 116 shtete anëtare të  Kombeve të Bashkuara. Gjithashtu ajo  është njohur nga shumica e vendeve të Bashkimit Evropian dhe të NATO-s.

 Domosdoshmëria e fushatës ajrore të NATO-s

Kriza e thellë e Kosovës nisi në vitin 1997 dhe arriti kulmin në vitin 1999. Kjo krizë kërkonte zgjidhje, sepse kërcënonte paqen e stabilitetin në Kosovë dhe në të gjithë rajonin, si dhe plotësonte aspiratën shekullore të  popullit të Kosovës.

Vitet 1998-1999 ishin të mbushura me ngjarje të rënda. Përleshje midis serbeve dhe shqiptareve në rrugët e Mitrovicës, atentate kundër serbeve dhe romëve në fshatrat e largët malorë, shkëmbime zjarri midis shqiptarëve dhe policisë serbe në Preshevë të Serbisë Jugore. Në vjeshtën e vitit 1998 vargje refugjatësh mbizotëronin në pamjet televizive. Qindra e mijëra shqiptarë të Kosovës kishin marrë arratinë në male për t’i shpëtuar ushtrisë së  Millosheviçit, që në mënyrë të qëllimshme, digjte shtëpitë dhe katanditë e tyre. Qeveritë në Europë dhe në Amerikë u përpoqën me këmbëngulje të bindnin Millosheviçin për zgjidhjen, me anë të negociatave. Dhënia e miratimit nga Beogradi për të dërguar në Kosovë vëzhgues të OSBE-së solli për njerëzit e munduar të Kosovës një fazë të shkurtër shtensionimi të gënjeshtërt. Por Millosheviçi e vazhdoi politikën e tij të terrorit sistematik. Njësi të policisë speciale serbe dhe të paraushtarakëve, e mbuluan Kosovën me vrasje, plaçkitje dhe zjarre. Ushtria jugosllave zuri pozicione në Kosovë dhe në kufijtë me vendet fqinje, Maqedoni dhe Shqipëri, me synimin spastrim sistematik etnik shqiptar. Pamjet e tmerrshme të masakrës se Reçakut, të janarit 1999, janë ende në kujtesë. Realitet i tmerrshëm është se ekspertë të Gjykatës së Hagës për Krime Lufte gjetën në varr jo vetëm 42 të vrarët e Reçakut, por edhe deri në 2100 kufoma. Janë zbuluar qindra varre të tjera masive. Pas Reçakut përpjekjet për bisedime u intensifikuan. Por ato të Rambujesë dhe Parisit nuk kishin asnjë shans për sukses sepse Millosheviçi nuk ishte i interesuar për një zgjidhje paqësore. Të gjitha përpjekjet diplomatike të evropianeve dhe amerikanëve nuk dhanë rezultat. Prandaj rruga e vetme ishte vetëm vendimi për të përdorur kundër dhunë ushtarake, sepse ishte në lojë siguria e Evropës Juglindore, madje e gjithë Evropës dhe se shpërthimi i një lufte tjetër në Maqedoni e në Mal te Zi do të kishte qenë vetëm një çështje kohe. Politika nacionaliste e regjimit të Beogradit kërcënonte parimin më të rëndësishëm të bashkëjetesës paqësore në kontinentin europian, atë të integrimit.

Më 24 mars të vitit 1999, ndodhi kthesa e madhe në historinë e Ballkanit e cila nuk çliroi vetëm shqiptarët e Kosovës, por gjithë rajonin. Ishin 73 avionë të bazës së Avianos që u ngritën brenda pak minutash të ngarkuara me raketa tokë – ajër dhe ajër tokë që i dhanë jetë sulmit më të fuqishëm dhe i pari që kishte ndërmarrë NATO ndaj një vendi. Urdhri i dhënë në orët e vona të natës (23.03.1999) nga Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s Solana bëri që Operacionet ajrore të NATO-s në Kosovë,  të jenë pjesë nga operacioni më i madh i forcave të NATO-s. Kosova nuk ishte një vend anëtar i NATO-s, por ajo vlerësohej nga NATO si një vend i vogël, në vijën që ndan Evropën me Azinë dhe Lindjen e Mesme, në vijën ndarëse mes Islamizmit dhe Kristianizmit, vend pranë aleatëve të Jugut të NATO-s, Greqisë dhe Turqisë, vend  pranë aleatëve të rinj të NATO-s, Republikës Çeke, Polonisë dhe Hungarisë, vend që kufizohet nga demokraci të brishta, si Shqipëria e Maqedonia ku forcat serbe kanë bërë provokacione të vazhdueshme. Barbarizmat serbe po ndodhnin në dyert e NATO-s dhe po të mos vepronte NATO, konflikti, rreziqet dhe kostot do të ishin më të mëdha. Në shkurt të vitit 1999, pas mbi njëzet ditë bisedimesh në Rambuje të Francës, me gjithë trysninë ndërkombëtare që përfshinte edhe kërcënimet për sulme ajrore kundër Serbisë, delegacionet e Beogradit dhe Prishtinës nuk arritën dot një marrëveshje. Në mes të marsit të vitit 1999, delegacioni i Prishtinës u rikthye në Paris, për të nënshkruar marrëveshjen e ofruar nga perëndimi që synonte t’i jepte fund luftës në Kosovë, ndërsa Beogradi e refuzoi atë. Pak ditë më vonë më 24 mars të vitit 1999, NATO filloi bombardimet nga ajri kundër forcave serbe duke shënuar fillimin e fundit të luftës gati dy-vjeçare në Kosovë. Fushata e bombardimeve nga ajri zgjati 78 ditë dhe më 10 qershor 1999, NATO nënshkroi marrëveshjen me ushtrinë jugosllave për tërheqjen e tyre të plotë nga Kosova, duke i dhënë fund luftës por edhe sundimit të Beogradit, ku SHBA përballuan 70 % të fuqisë ajrore të përdorur në fushatën e Kosovës.

Përgatitjet e NATO-s për fushatën ajrore

 “Aleanca e Atlantikut të Veriut ka grumbulluar më shumë se 400 aeroplanë luftarakë dhe dhjetëra anije lufte për veprime ushtarake kundër Jugosllavisë. Mes tyre janë 14 aeroplanë gjermanë Tornado, të vendosur në Piaçensa të Italisë. Forca është nën komandën e  Komandantit të Përgjithshëm të NATO-s Uesli Clark”

Shtypi i përditshëm, vendas dhe i huaj,  i asaj kohe jepte informacion mbi përgatitjet që po bëheshin dhe masat që po merreshin për fillimin e fushatës ajrore. Ky informacion, pavarësisht nga saktësia, ishte i vetmi burim për tu njohur me përgatitjet e NATO-s nga njëra anë dhe masat që po merreshin nga ushtria serbe nga ana tjetër.

Sipas planeve, të zbuluara, NATO do të sulmonte objektiva serbe në një seri sulmesh për të dobësuar fuqinë ushtarake të Jugosllavisë.  Plani operativ i NATO-s për të bombarduar objektivat ushtarake serbe në Jugosllavi, i quajtur “Force e Përcaktuar” përbëhej  nga pesë faza.

Faza 0: e filluar nga NATO në vjeshtë, korrespondonte  me përgatitjen e operacionit.  Bëhej  fjalë për rigrupimin e rreth 400 aeroplanëve, kryesisht në bazat italiane ose në aeroplanmbajtëse në detin Adriatik, për stërvitje, për fluturime rikonicioni dhe për mbledhje informacionesh.

Faza 1: e urdhëruar më 24 mars  në mbrëmje nga Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Havier Solana;  përfshinte  operacionet e para të bombardimit kundër mbrojtjes kundërajrore serbe( shtretër raketash tokësore, radarë, qendra komunikimi dhe komandimi) që do të drejtoheshin nga komandanti suprem i Forcave Aleate në Evropë, gjenerali amerikan Uesli Clark.

Faza 2: pas një “dobësimi të madh” të mbrojtjes kundërajrore, Havier Solana mund të jepte urdhrin pas një konsultimi të ri jozyrtar të anëtarëve të Aleancës, për të bombarduar një gamë më të gjerë objektivash, d.m.th forcat e armatosura serbe( përqendrime trupash dhe materiale, kazerma, baza ajrore) deri në paralelin 44, që e ndan Serbinë me dysh, në Jug të Beogradit.

Faza 3: bombardimet shtriheshin në veri të paralelit 44, që përfshinin kryeqytetin jugosllav.

Faza 4: faza përfundimtare e kthimit në bazat e tyre përkatëse të aeroplanëve dhe anijeve të Aleancës. Përfundimi i operacionit.

Ishin 73 avionë të bazës së Avianos që u ngritën brenda pak minutash të ngarkuara me raketa tokë – ajër dhe ajër tokë që i dhanë jetë sulmit më të fuqishëm dhe i pari që ka ndërmarrë NATO deri më sot ndaj një vendi.

Përfundimi i luftës

Nga 24 marsi 1999 e deri më 10 qershor 1999, NATO me bombardime të përditshme në caqet ushtarake jugosllave, me përkrahjen tokësore të UÇK-së, detyroi Sllobodan Millosheviç, të nënshkruante kapitullimin në Kumanovë. Nënshkrimi i marrëveshjes plus bëri të mundur përcaktimin e fazave për tërheqjen e forcave ajrore jugosllave. Ultimatumi i NATO-s parashtronte një zinxhir veprimtarish të cilat do të çonin në zëvendësimin e forcave Jugosllave në Kosovë me paqeruajtës ndërkombëtar dhe kthimin e shqiptarëve etnikë të dëbuar. Menjëherë duhet të fillonte ndalimi i zjarrit në Kosovë dhe brenda 24 orëve të para të tërheqjes, jugosllavët duhet të ndërprisnin të gjitha luftimet në Kosovë; të hiqnin nga puna sistemet e tyre të mbrojtjes ajrore, radarët dhe sistemet e raketave të goditjes tokë – ajër. Brenda 48 orëve të para, jugosllavët duhet t’u jepnin forcave të NATO-s të dhënat për vendndodhjen e minave, pajisjeve shpërthyese, eksplozivave të pashpërthyer dhe minave surprizë. Brenda 72 orëve të para, e gjithë artileria kundërajrore jugosllave, raketat toke ajër dhe avionët duhet të hiqeshin nga Kosova. Brenda gjashtë ditëve të para, forcat jugosllave duhet të largoheshin nga pjesa jugore e Kosovës, përgjatë kufirit shqiptar e maqedonas, duke lejuar hyrjen e trupave paqeruajtës ndërkombëtar. Jugosllavët kishin 11 ditë në dispozicion që nga nënshkrimi i marrëveshjes për të përfunduar tërheqjen e tyre. Dhe pas tërheqjes, do të lejoheshin të sillnin një forcë të vogël deri 1000 trupa, për të ruajtur vendet kulturore dhe historike në Kosovë dhe për të punuar për pastrimin minave. Rezoluta 1244 (1999) e Miratuar nga Këshilli i Sigurimit në mbledhjen e vet të 4011-të, më 10 Qershor 1999, parashtronte kushtet e paqes, stabilizimin e rajonit pas krizës si dhe implementimin e një pakti stabiliteti për Evropën Juglindore me një pjesëmarrje ndërkombëtare të gjerë me qëllim që të nxitej demokracia, prosperiteti ekonomik, stabiliteti dhe bashkëpunimi rajonal. Në këtë luftë u dëbuan 800.000 mijë shqiptarë, u vranë 15.000 persona, nga të cilët 2.400 luftëtarë të UÇK-së, e të tjerët civilë. Gjatë luftës janë zhdukur rreth 5.000 njerëz, fati i shumicës prej tyre është zbardhur deri në vitin 2007, por numri i rasteve të pasqaruar ka mbetur ende i madh. Vlerësohet se gjatë luftës në Kosovë (1998- 1999), forcat militare dhe paramilitare serbe, kanë vrarë, ekzekutuar apo masakruar në forma më mizore, rreth 15 mijë shqiptarë, ku 90% prej tyre ishin civilë të paarmatosur. Në këtë periudhë kohore  janë përdhunuar afër 20 mijë femra shqiptare. Janë rrëmbyer mbi 3 mijë shqiptarë, ku pas luftës, një pjesë e tyre u gjetën nëpër varrezat masive në Serbi, ndërsa akoma nuk  dihet për fatin e 2087 të tjerëve. Sipas një përllogaritjeje, gjatë periudhës kohore Mars 1998 – qershor 1999, njësitë kriminale dhe artileria e rendë serbe shkatërruan dhe dogjën, pjesërisht ose tërësisht, rreth 1.100 vendbanime shqiptare, plaçkitën, dogjën e shkatërruan mbi 200.000 shtëpi, banesa, punëtori zejtare, fabrika, shkolla, biblioteka, monumente. Kjo luftë u shoqërua edhe me masa të tjera  shtrënguese e psikologjike, që ndikuan në arritjen e fitores si vendosja e një embargoje të plotë ekonomike, lufta e gjithanshme psikologjike duke përdorur të gjitha format e saj, si kërcënimi e përgatitjet për një sulm të mundshëm tokësor, duke përqendruar forcat tokësore në afërsi të kufirit me  Serbinë, por  Luftën e NATO-s në ish Jugosllavi dhe konfliktin më të ashpër të historisë Kosovë – Serbi e zgjidhi vetëm strategjia, taktika, metodat dhe teknika e përpikmërisë së lartë ajrore. Si një rast unikal në këtë luftë transmetohet misioni humanitar ajror për Kosovën. Bota s’ka njohur operacione humanitare ajrore në një mjedis, situatë dhe në përmasa të pallogaritshme, në shërbim të 1 milion refugjatëve martirë. Kjo luftë i dha fund kalvarit të popullit të kthyer në refugjat, nisi rrugën për arritjen e paqes dhe të lirisë në Kosovë dhe i dha mundësinë popujve të Ballkanit dhe të gjithë Europës Juglindore të punojnë për të lenë pas historinë e gjakderdhjeve e të urrejtjeve etnike, për tu integruar në Europën demokratike.

 

Fraksion.com