Do të rrisësh rrogën? Ja strategjia
Njerëzit e sjellshëm, bashkëpunues kanë shanset më të larta që të kenë një karrierë të suksesshme në krahasim me të tjerët.
Të dhënat tregojnë se njerëzit të cilët kanë një nivel inteligjence më të lartë se personat e tjera shfaqnin nivele ndjeshmëria më të mëdha, ishin më bashkëpunues dhe arrinin të menaxhonin siç duhet situatat.
Këto karakteristika të tyre i bënin që këta njerëz ta kishin më të lehtë të arrinin suksesin dhe të fitonin më shumë para.
Përfundimet e lojërave treguan se personat me IQ më të lartë arritën të fitonin sasi të konsiderueshme parash që në raundin e parë. Profesor Eugenio Proto, nga Departamenti i Ekonomisë në Universitetin e Bristol shpjegon se njerëzit që janë të zgjuar kanë aftësinë të kenë strategji të ndryshme dhe arrijnë të parashikojnë pasojat e veprimeve të tyre dhe kjo i bënë ata që të fitojnë besimin e drejtueseve dhe kolegëve.