Demarkacioni, Rama përshëndet vendimin: BE t’i heqë vizat Kosovës
Pak pas miratimit të demarkacionit me Malin e Zi, kryeministri Edi Rama ka uruar Kosovën për hapin e madh. Përmes një mesazhi në faqen e tij të ‘Facebook’-ut Rama e cilësoi këtë hap një votë të vonuar por kuptimplote për Kosovën.
Po ashtu ai i sugjeroi BE që t’i përmbahet pa vonesë angazhimit të saj, atë të heqjes së vizave për qytetarët e Kosovës.
“Super🇽🇰Vota për demarkacionin një votë e vonuar, por kuptimplotë për Kosovën si shtet që dëshmon seriozitet në angazhimet e veta👍Tani Bashkimi Europian t’i përmbahet pa vonesë angazhimit të vet: Liri lëvizjeje pa viza në Europë për qytetarët e Kosovës🇪🇺”, shkruan Rama.