Putin për të katërtën herë në krye të Rusisë
Me më shumë se 76% të votave Putini është përsëri në krye të Kremlinit duke shënuar kështu një periudhë kohore për gati një çerek shekulli. Kjo periudhë pres pothuajse 25 vjet, është e tejkaluar vetëm nga Josef Stalin.
Fitorrja e zgjedhjeve presidenciale të së dielës së 18 marsit dha një rezultat që nuk ishte asnjëherë në diskutim. Mandati i tij i katërt si president do të zgjasë deri në 2024, duke e bërë atë udhëheqësin e parë të Kremlinit për të shërbyer dy dekada në pushtet që nga Josef Stalini.
“Faleminderit për mbështetjen tuaj”, i tha Putini turmës në Sheshin Manezhnaya nën muret e Kremlinit, i veshur me një xhaketë të zezë me një kapuç leshi. “Gjithkush që votoi sot është pjesë e ekipit tonë të madh kombëtar”.
Zyrtarët e lartë rusë thanë se fitorja vendimtare e Vladimir Putinit në zgjedhjet presidenciale pasqyron mbështetjen popullore për politikën e tij të jashtme të muskujve të fortë dhe do të rriste rolin e tij si një kundërpeshë në perëndim.
“Tani është e qartë për të gjithë se Putin ndjek një politikë të jashtme të pavarur dhe qëndron për interesat kombëtare që i ndajnë qytetarët e vendit tonë”, tha Matviyenko, kreu i këshillit federal. “Kjo forcon aftësitë e tij, kjo forcon peshën e tij, kjo forcon autoritetin e tij në botë”.
Putini kërkoi të luante paqebërësin në një takim me shtatë sfiduesit e tij presidencialë në Kremlin. “Nuk kemi ndërmend të angazhohemi në një lloj gare armësh”, tha ai. “Vetëm e kundërta, ne do të përpiqemi të zhvillojmë marrëdhënie konstruktive me vendet e tjera. Ne do të bëjmë gjithçka që mundemi për të zgjidhur të gjitha mosmarrëveshjet me partnerët tanë duke përdorur mjete politike dhe diplomatike”.
Fitorja e Putinit, prej 76.7% të votave, vjen mes tensioneve të larta midis Londrës dhe Moskës mbi sulmin e agjentëve nervor në Salisbury. Hetuesit nga Organizata për Ndalimin e Armëve Kimike arriti në Britaninë e Madhe më 19 mars për të filluar testimin e mostrave nga sulmi i 4 marsit, të cilin Putini e ka mohuar që ishte Moska.
Kreu i fushatës së Putinit falënderoi Britaninë e Madhe për mobilizimin e votuesve rusë mbi sulmin agjent nervor. Rendi i parë ekzekutiv i Putinit ishte thirrja e rezervistëve të ushtrisë për trajnime ushtarake.
Por aktivistët e opozitës theksuan një numër të rasteve të manipulimit të votave dhe anomalive statistikore, duke përfshirë miliona vota të hedhura në vendet e votimit që regjistronin me saktësi 85%, 90% dhe 95% të votave. E përditshmja ruse e biznesit Vedomosti gjithashtu vuri në dukje daljen e gati 1.5 milion vota brenda natës, ekuivalente me 2% të votave.
Numri i përgjithshëm i votave të hedhura të dielën për Putinin, i cili ka kaluar 18 vjet si politikani më i fuqishëm i Rusisë, tejkalon 56.2 milion. Ky ishte një total rekord, madje duke zbritur gati 1 milion vota që fitoi si rezultat i aneksimit të Krimesë të vitit 2014.
Organizata për Siguri dhe Bashkëpunim në Europë (OSBE) tha të hënën e 19 marsit se nuk kishte zgjedhje të vërtetë në zgjedhjet presidenciale të Rusisë dhe se ishte shënuar presion i padrejtë ndaj zërave kritikë.
“Zgjedhja pa konkurs real, siç kemi parë këtu, nuk është zgjedhje e vërtetë”, tha OSBE në një deklaratë, duke shtuar se kufizimet për liritë themelore, si dhe për regjistrimin e kandidatëve, kishin kufizuar hapësirën për angazhim politik. Komisioni qendror i zgjedhjeve të Rusisë tha një ditë pas votimit se nuk ishte regjistruar asnjë ankesë serioze për shkeljet.
Mbështetësit e kritikut ndaj Kremlinit, Alexej Navalny, i cili nuk është lejuar të marrë pjesë në zgjedhje, kanë dërguar në vendvotime rreth 33.000 vëzhgues. Ata raportuan për shumë parregullësi, në veçanti në Moskë dhe afërsi të Shën Petersburgut si dhe në Ural dhe simpatizantët e Navalnit kanë botuar edhe video në internet me të cilat dëshmojnë parregullësitë. Burimet ruse njoftojnë se në këto zgjedhje janë vëzhguar nga rreth 1300 vëzhgues të huaj. Vetëm OSBE ka dërguar atje rreth 600 vëzhgues. Sipas Komisionit Qendror të zgjedhjeve kandidati komunist, Pavel Grudinin, doli i dyti me 11.8% të votave, dhe i treti ishte ultranacionalisti Vladimir Zhirinovsky (5.6%). I vetmi kandidat që ka kritikuar hapur Putin gjatë fushatës, ylli i televizionit liberal Ksenia Sobchak, fitoi 1.6%.
Putini kurrë nuk është përballur me një kërcënim serioz për sundimin e tij qëkur erdhi në pushtet në prag të mijëvjeçarit të ri. Ai fitoi 53% të votave në zgjedhjet presidenciale të vitit 2000, 71% në vitin 2004 dhe 63% në vitin 2012.
Pjesëmarrja në zgjedhjet e së dielës ishte më shumë se 67%, sipas njoftimit të komisionit. Kremlini kishte kërkuar fillimisht një pjesë prej 70% të votave me pjesëmarrje prej 70%, por thuhej se kishte ulur pritjet e tij kur zgjedhjet iu afruan më shumë.
Rreth 10 milionë më shumë rusë votuan për Putin se sa në vitin 2012, kur ai u shfaq në mbrojtje pasi mashtrimi masiv i votuesve në zgjedhjet parlamentare nxiti protesta në Moskë dhe në qytete të tjera të mëdha.
Ndoshta rezultati më i habitshëm erdhi nga vetë Moska, ku Putin fitoi vetëm 47% të votave në zgjedhjet e 2012. Të dielën ai mori 70% të kryeqytetit, një nga bastionet kryesore të opozitës.
Opozita vuri në dukje prova video të parregullsive të votuesve në një numër të vendvotimeve në të gjithë Rusinë. Ata përfshinin mbushjen e votave dhe sulmet ndaj disa vëzhguesve të votave, si dhe raportet e fletëve të votimit të hedhura nga “shpirtrat e vdekur”, njerëzit që kanë vdekur por mbeten në listat zgjedhore.
Pjesëmarrja ishte zakonisht më e larta në Kaukazin e Veriut, ku me mbështetjen administrative u votua për Putinin, mbi 90%. Në Dagestan një monitorues i zgjedhjeve tha se ai ishte rrahur nga një turmë prej disa dhjetëra burrave. Një vendvotim në Çeçeni, ku vëzhguesit arritën të qëndronin deri në fund të votimit, treguan vetëm 35% pjesëmarrje. Në vende të tjera ku nuk kishte vëzhgues ishte afër 100%. Gjithashtu u tha se pati stimuj përfshirë iPhone Xs dhe vetura.