Flakët përfshijnë anijen turistike në Karaburun
Anija turistike ‘Aqua Marine’ është përfshirë nga flakët mëngjesin e sotëm, pranë brigjeve të Karaburunit në jug të vendit.
Në ngjarjen e rëndë fatmirësisht nuk ka persona të lënduar.
Ka qenë ora 4 e mëngjesit kur zjarri që dyshohet se ka ardhur nga pjesa e motorrit, ka përfshirë të gjithë anijen.
Ekuipazhi me 5 persona në bord ka qenë në gjumë në momentin kur janë shfaqur flakët dhe kanë arritur të shpëtojnë pa dëmtime duke u hedhur në det.
Anija turistike përshkruante linjën Vlorë-Karaburun.
Fraksion.com