Kompania e energjisë në Bahrein shpall ‘forcë madhore’ pas sulmit
Kompania shtetërore e energjisë në Bahrein, Bapco, thotë se ka shpallur forcë madhore, pasi operacionet e saj u ndërprenë nga lufta në Lindjen e Mesme dhe një sulm i kohëve të fundit në rafinerinë e saj.
Shpallja e forcës madhore i lejon një kompanie të lirohet nga detyrimet kontraktuale kur ndodh një ngjarje e jashtëzakonshme që është përtej kontrollit të saj.
Ndërkohë çmimi bazë i naftës i kaloi 100 dollarët, pasi sulmet në të gjithë rajonin zvogëlojnë furnizimin – dhe e bëjnë transportimin e naftës në treg shumë më të vështirë dhe më të shtrenjtë.
Fraksion.com

