Partia Socialiste ndërpret fushatën më 26 prill për të respektuar funeralin e Papa Françeskut
Të shtunën e 26 prillit, Partia Socialiste ka vendosur që të ndërpresë fushatën zgjedhore në mbarë vendin, për të respektuar ditën e zisë së shpallur për vdekjen e Papa Françeskut.
Edi Rama kishte planifikuar që gjatë së shtunës të ishte në Qarkun e Fierit, por nuk do të udhëtojë.