Presidenti Bajram Begaj, do të marrë pjesë në varrimin e Papa Franceskut
Presidenti i Republikës, Bajram Begaj, është nisur sot drejt Italisë për të marrë pjesë në ceremonitë zyrtare që do të mbahet në nderim të Papa Françeskut.
Në Vatikan pritet të mblidhen liderë shtetesh, përfaqësues të lartë të kishës dhe besimtarë nga e gjithë bota për t’i dhënë lamtumirën e fundit Papës që u njoh si zëri i të varfërve dhe i shtresave të margjinalizuara.