“Më vjen keq që nuk keni vajzë”, Rama i përgjigjet këngëtares në Elbasan: Unë e shijoj një vajzë se ma ka sjellë gruaja
Nga Saranda, kreu i PD, Sali Berisha, në fjalën e mbajtur në takimin elektoral me mbështetës të PD në këtë qytet u shpreh se në programin ekonomik të opozitës, vëmendje i është kushtuar rinisë.
Berisha tha se nuk mund të ketë Shqipëri madhështore pa rini, teksa ka përmendur largimin e të rinjve nga vendi për një ardhme më të mirë.
Në fushën e arsimit, Berisha tha se programi i PD parashikon heqjen e mesatares si dhe të tarifave të regjistrimit.
Po në qoftë se ka një vend që humbi rininë në mënyrën më të pamëshirë, sa asnjë vend tjetër është Shqipëria e këtyre 12 viteve.
Askush në Shqipëri nuk është i varfër se është dembel. Varfërinë e sjell politika e mbrapshtë, e sjell vjedhja e qytetarëve. Ndaj dhe ne, do bëjmë gjithçka që çdo i ri të shkollohet. Hiqet mesatarja komplet, nuk ka mesatare më. Hiqen tarifat, simbolike do jenë, ose do hiqen fare.
Bursa 200 euro për studentë.
Punësimi i një të riu, çdo sipërmarrësi do i paguhen sigurimet shoqërore për 1 vit për të riun. Do i paguhet çdo shpenzim që i duhet për trajnimin e tij profesional. Çdo i ri që martohet dhe do të ndërtojë folenë e tij në Shqipëri, familjare, do të ketë një grant prej 30 mijë eurosh.
Do bëjmë gjithçka që të sjellim kombin në moshën e rinisë. Fëmija i 3-të do paguhet nga shteti nga lindja, gjer në 23 vjeç. Fëmija i parë do ketë një bonus prej 70 euro, fëmija e dytë do ketë një bonus 60 euro.
Miq, do bëjmë gjithçka që ata qindra e mijëra të rinj, vetëm në 10 vitet e fundit janë larguar mbi 700 mijë, të kthehen prap në Shqipëri, të kthehen prap në Sarandë.
Do bëjmë gjithçka për strehimin e tyre. Do financojmë bizneset e tyre. 5 vite do jenë pa taksa. Edhe njëherë, kombi duhet të rikthehet në rininë e vet. Një komb pa rini, është një komb pa të ardhme dhe ne, nuk mund të jemi një komb i tillë.
Fraksion.com