AktualitetPolitikëTë fundit

Rama me gratë dhe vajzat në Elbasan: Po të isha vonuar më shumë dhe salla do ishte me burra, nuk do të kishin ngelur as gjysma. Partia pa gratë është çyryk

Kryetari i PS-së, Edi Rama, në takimin me gratë dhe vajzat në Elbasan, u shpreh se një parti pa gra është çyryk.

Po të isha vonuar më shumë dhe salla do të ishte me burra, nuk do të kishin ngelur as gjysma. Prandaj ju falënderoj që më pritët. Një burrë pa gruan është gjysmak. Një parti pa gratë është çyryk.

Partia Socialiste kishte në Elbasan 12% vajza dhe gra, por tani kemi 40% që përfaqësojnë forcën tonë poltike. Por nuk do të ndalemi, do të shkojmë në 50%.

Erdhi këneta para ca kohësh, i kishte mbledh burrat nga të gjitha anës. Por kaq plot dhe kaq të bukur nuk e kap dot kurrë.

Dua t’ju them shumë drejtpërdrejtë, pavarësisht se të tjerët përpiqen të thonë të kundërtën, nuk do ishte arritur dot nëse ne nuk do arrinim të bënim fuqizimin e grave dhe vajzave.

Pikërisht pse kemi kaq shumë gra në drejtim, kam besim që do të kemi partinë më të mirë historikisht në këto zgjedhje në organizim. 52% të listës së mbyllur e kemi me gra dhe vajza dhe besoj se sot Shqipëria është në një moment historik dhe nuk duhet ta humbasë. Sepse më 11 maj votojmë për të gjitha gjërat.

Do votojmë patjetër edhe për të gjitha ato që ka nevojë ky qark, Elbasani, Peqini, Belshi, Gramshi, Librazhdi, por aty ku duhet këmbëngulja e të gjitha grave, është se do të votojmë për një mundësi që fati e desh që të na vinte neve në dorë, për t’i dhënë pasaportën europiane të gjithë fëmijëve të Shqipërisë.

 

Fraksion.com