AktualitetPolitikëTë fundit

Në listën e sigurt si besnik i liderit? Korreshi: Dikur kam qenë kundërshtar i Berishës, Dash Sulën do e vendosja në…

Deputeti i Partisë Demokratike, Saimir Korreshi, gjatë një interviste në News24, ka komentuar situatën politike në vend dhe pozicionimin e tij në listën e sigurt të kandidatëve për deputetë, një javë para nisjes zyrtare të fushatës elektorale.

Korreshi theksoi se vendosja e tij në listë nuk ka ardhur si një akt besnikërie ndaj liderit, por si vlerësim për kontributin e tij brenda PD-së. “Unë kam qenë kundërshtar dikur i zotit Berisha, por jam besnik i PD-së. Ndihem i vlerësuar për punën që kam bërë dhe më është njohur ky kontribut,” u shpreh ai.

Gjithashtu, ai komentoi edhe mungesën e Dashnor Sulës në listën e kandidatëve, duke theksuar se do të kishte preferuar ta shihte atë pjesë të garës.

“Më ka ardhur keq që Dashnor Sula nuk ishte pjesë e listës. Po të ishte në dorën time, ai do të ishte një nga preferencat për shkak të cilësive dhe kontributit të tij në PD,” tha Korreshi.

 

Fraksion.com